Dash Shehi: Shqipëria nuk shërohet me ilaç, do operuar ky i sëmuri shqiptar

Publikuar tek: politike, më 21:47 19-07-2019 Dash Shehi: Shqipëria nuk shërohet me ilaç, do operuar ky i sëmuri shqiptar Kreu i LZHK Dashamir Shehi

Ish-deputeti Dashamir Shehi i pyetur nëse platforma antikorrupsion është ilaçi i duhur për të shëruar Shqipërinë tha se Shqipëria nuk shërohet me ilaç, por do operuar i sëmuri shqiptar, duke iu referuar kryeminstrit Rama.

'Shqipëria nuk shërohet me ilaç, do operuar ky i sëmuri shqiptar. Ka nevojë për kirurgji dhe kirurgji të thellë. Platforma antikorrupsion është një nga elementët. Po do të ishte e pamjaftueshme. Me çfarë do realizohet platforma antikorrupsion. Ne kemi nevojë ta përmbysim sistemin shqiptar duke filluar nga ligji zgjedhor në radhë të parë sepse jemi demokraci parlamentare', tha Dash Shehi i ftuar në Ora Neës.

Ndërkohë, duke iu referuar përplasjeve më të fundit mes mazhorancës dhe institucionit të presidentit për dekretet dhe ligjet e kthyera mbrapsh nga Meta, Shehi shtoi se shteti nuk rikuperohet ndaj duhet larguar Rama.

'Për vendimin e presidentit, i mirë apo i keq presidenti, i mirë apo i keq vendimi pak rëndësi ka për sa i përket Akademisë, na ishte ngritur Akademi tani që thotë se sipas ligjit Gjinushin e ka zgjedhur Akademia, si mund ta heqë akademia. Ky shtet nga kjo pikëpamje ka mbaruar, fare. Më vjen keq që e them. Vendi do ngritur nga e para, ndaj unë gjykoj së bashku me kolegët opozitarë, i kemi hy kësaj pune dhe kjo është puna më e mirë. Ky shtet nuk rikuperohet. Do rrëzuar Edi Rama i pari pastaj të gjithë ata që i shërbejnë Edi Ramës, ushtarët, rojet, yzmeqarët e këtij, vendosini emrin si të keni qejf por vetëm me shtetin nuk kanë lidhje. Ky njeri mendon se ky është shteti vetë, nuk trembet nga shqiptarët sot për sot sepse nuk është treguar vendosmëri ashtu siç duhet kundrejt një personazhi të tillë por them që kur të vijë vjeshta shumë shqiptarë do e shikojnë ndryshe', shtoi Dash Shehi.

I pyetur nga gazetarja Beti Njuma se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, Dashamir Shehi tha 'Kur të vijë vjeshta them që karagjozllëqet do ftohen, kokat e këtyre socialistëve do ta shikojnë se çfarë rrokopujë ka marrë shteti shqiptar, që është thjesht në dorë të një bande dhe që e ndajnë copa-copa, si ujqër që shlyejnë. Ai që ka gojën më të madhe, ky personalisht merr më shumë pastaj marrin edhe të tjerët.'

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18326997756958
array(1) { ["section"]=> string(80) "dash-shehi-shqiperia-nuk-sherohet-me-ilac-do-operuar-ky-i-semuri-shqiptar-172726" }