DASH: Shqipëria burim marjuhane, vend tranzit për kokainën e heroinën

Publikuar tek: aktualitet, më 09:22 19-03-2015 DASH: Shqipëria burim marjuhane, vend tranzit për kokainën e heroinën Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi drogën që qarkullon në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit raporton se Shqipëria është ende burim marjuhane dhe vend tranzit për kokainën e heroinën drejt Evropës. Edhe pas përpjekjeve të autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me SHBA-të dhe BE-në, sërish situata mbetet problematike.

Raporti

“Shqipëria është shfaqur si një vend i rëndësishëm burimi për marjhuanën si dhe një pikë për kalimin e  kokainës dhe heroinës,  destinuar për tregjet evropiane. Numri i konfiskimeve të drogës dhe arrestimeve u rrit në mënyrë dramatike në vitin 2014. Kjo mund t'i atribuohet rritjes së bashkëpunimit mes partnerëve shqiptarë dhe rajonalë, veçanërisht me njësitë e mbikqyrjes së policisë italiane, e kombinuar me një angazhim më të madh për t'u përballur me prodhimin e drogës dhe trafikimin me udhëheqësit ligjorë dhe politikë të Shqipërisë, që çuan në një rritje mbarëkombëtare në operacione.

Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, i kimikateve pararendëse opo drogave sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban raporte për përdorimin e drogave në vend. Me përjashtim të marjuhanës, përdorimi i paligjshëm i drogës nuk duket të jetë i zakonshëm.

Sipas stastistikave të Policisë së Shtetit Shqiptar (ASP), vëllimi i konfiskimeve të marjuhanës arriti në 101,7 tonë metrikë (MT) gjatë nëntë muajve të parë të 2014, në mënyrë dramatike akumuloi një total prej 96 MT të konfiskuar në mes të viteve 2005 dhe 2013. Me përpjekjet mbarëkombëtare për çrrënjosjen , u shkatërruan gjithashtu 530.177 bimë marjuhane në 2214 të parcelave individuale të tokës. Shumica e këtyre parcelave ishin të identifikuara nga fluturimet e mbikqyrjes italiane. Policia Shqiptare gjithashtu konfiskoi 63 kilogramë (kg) heroine dhe 23 kg kokainë.

Policia e Shtetit, duke përfshirë policinë kufitare, arrestoi 1058 persona për vepra penale të lidhura me trafikimin e drogës gjatë kësaj periudhe raportuese prej nëntë muajsh, duke tejkaluar vitin 2013 me gjithsej 803 arrestime.

Shqipëria gjithashtu Bashkëpunoi me agjencitë e zbatimit të ligjit në Evropë dhe Amerikën e Jugut për të ndaluar një dërgesë prej  250 kilogramësh kokaine në portin malazez (Bar) që ishte destinuar nga Shqipëria për transferim në Evropë.

Përmes nëntë muajve të parë të vitit 2014, Prokuroria për Krime të Rënda (SCPO), bëri 239 procedime penale për trafikim të narkotikëve. Nga ky total, 112 kanë qenë raste të bartura nga vitet e mëparshme dhe 127 raste të regjistruara për herë të parë në 2014. Prokuroria për Krime të Rënda dërgoi  68 raste në gjykatë dhe gjykata  dha 110 vendime të fajësisë, duke përfshirë raste që janë zgjidhur nga vitet e mëparshme.

Shqipëria vazhdon të marrë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të rritur  kapacitetet te saj kundër-narkotikëve. Qeveria implementoi 31 operacione të përbashkëta me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit gjatë tetorit, kryesisht në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ofrojnë asistencë për menaxhimin e integruar të kufirit, hetimeve kundër-narkotikëve dhe programet e ndihmës në sektorin gjyqësor. Për të reduktuar kërkesën për droga ilegale, me mbështetjen e SHBA-së, Policia e Shtetit dhe Ministria Shqiptare e Arsimit vazhdoi të bashkësponsorizojë një projekt të reduktimit të kërkesës për drogë në 158 shkolla fillore publike, duke arritur në mbi 12.000 nxënës.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lazarat/ Hidhet në erë shtylla elektrike, pas kontrollit policia gjen 12 kg tritol
Sirenat e hashashit »
Article Logic
Execution time: 0.013644933700562
array(1) { ["section"]=> string(72) "dash-shqiperia-burim-marjuhane-vend-tranzit-per-kokainen-e-heroinen-6307" }