Dashamir Shehi nuk ‘mban më’: Rama nuk është i forti, është i keqi

Publikuar tek: politike, më 23:09 29-10-2020 Dashamir Shehi nuk ‘mban më’: Rama nuk është i forti, është i keqi Dashamir Shehi

Kreu i LZHK Dashamir Shehi tha se ndryshimet në kodin zgjedhor janë bërë në mënyrë të njëanshme dhe taktikisht në mënyrë pragmatike.

Ai tha në emisionin “Opinion” se nga ana politike Rama ka dashur të japë sinjalin e të fortit te populli, por në fakt ai është i keqi.

Nga ana politike Rama ka dalë t’i japë popullit shqiptar një sinjal që këtu i forti janë unë. Është i fortë ky i joni, thotë ai injoranti. Keq më vjen ta quaj injorant një pjesë të shqiptarëve që s’e kupton, që ky nuk është i forti, por i keqi”, tha Shehi.

Ndërkohë lidhur me faktin, se ndryshimet e njëanshme mund të ndikojnë procesin e integrimit, Shehi tha:

“Zoti Rama nuk do Europë. Kush s’e ka kuptuar është budalla. Ka 7 vjet që sa afrohet Europa, e përzë.  Po të kishte qenë Europa, mendon se do ta linte ta mbillte drogë gjithë Shqipërinë?  Po të kishin ardh inspektorë nga ato të Brukslelit mendon se do t’i jepte miliarda me PPP me këto karagjozlliqe që bën?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjiknuri për Kodin Zgjedhor: S’kemi bërë asnjë gabim, se nuk jemi aq të trashë saqë...
Nard Ndoka lavdëron Bashën: Edhe tani po flet si një kryeministër, do jetë një lider ndryshe nga Rama »
Article Logic
Execution time: 0.012714862823486
array(1) { ["section"]=> string(69) "dashamir-shehi-nuk-mban-me-rama-nuk-eshte-i-forti-eshte-i-keqi-225733" }