Dashamir Shehi për 21 janarin: Protesta ishte shumë normale, ja kush e kishte fajin për 4 të vrarët

Publikuar tek: politike, më 15:03 10-01-2018 Dashamir Shehi për 21 janarin: Protesta ishte shumë normale, ja kush e kishte fajin për 4 të vrarët

Dashamir Shehi, kreu i LZHK është treguar kritik së fundmi me liderin e PD Lulzim Basha për afrimin e këtij të fundit me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Shehi tha ditën e djeshme se PD “nuk duhet të fejohet me nusen e divorcuar dje” duke nënkuptuar kështu koalicionin LSI-PS ndërsa sot, i ftuar në studion e News 24 të Ola Brukos ka mbajtur të njëjtin qendrim.

Shehi i LZHK ka pohuar se afrimi me LSI i sjell PD-së humbje votash ndërsa ka garantuar se protesta e 27 janarit do të jetë paqësore.

“Të gjitha protestat paqësore kanë qenë, përveç '97-ës”, tha Shehi por gazetarja i kujtoi 21 janarin ku mbetën të vrarë katër persona.

“Ai ishte faji i policisë. Mungesë profesionalizmi e policisë shqiptare se atë protestë e shohim kudo në rrugët e botës dhe nuk ndodhin vrasje”, u shpreh deputeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010910034179688
array(1) { ["section"]=> string(104) "dashamir-shehi-per-21-janarin-protesta-ishte-shume-normale-ja-kush-e-kishte-fajin-per-4-te-vraret-106089" }