Dasho: Ka mjekë matrapazë që referojnë chartera për në Turqi dhe marrin 2000 euro, marrin remdesivir nga spitali dhe e shesin

Publikuar tek: aktualitet, më 07:35 25-11-2020 Dasho: Ka mjekë matrapazë që referojnë chartera për në Turqi dhe marrin 2000 euro, marrin remdesivir nga spitali dhe e shesin FotoArkive: Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho thotë se mjekët, kolegët e tij, janë padyshim heronj. Por ai thkeson se në radhët e tyre ka dhe matrapazë që referojnë chartera për me pacientë të prekur nga Covid-19 për në Turqi dhe marrin 2000 euro.

Sipas tij, disa mjekë marrin ilaçin e kushtueshëm remdesivir nga spitali dhe e shesin.

“Mjekët janë heronj, por ka edhe matrapazë, se nga këta mjekë ka nga ata që kanë referuar chartera për në Turqi dhe marrin nga 2000 euro. Ka matrapazë që e kanë marrë remdesivirin nga spitali dhe e kanë shitur. Ka nga ata që i kanë dërguar në klinika private dhe testin me 5 euro ua kanë shitur pacientëve me 100 euro.

Kanë kaluar 5 ditë nga denoncimi i Bashës dhe sipas llogarive të mia, ka pasur afërsisht te 40 vdekje në 5 ditë, ndërsa tani ka shkuar në mbi 70 vdekje në 5 ditë. Pra, janë dyfishuar vdekjet e raportuara. Pas denoncimit, po raportohet numri i dyfishuar i vdekjeve. Këtu kemi të bëjmë me përdorim të mjekëve nga politika. Nuk jemi vendi që ka shkallën më të ulët të vdekshmërisë por më të lartin”, u shpreh Erion Dasho në Tempora.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E mërkura me mot të kthjellët e vranësira kalimtare, temperatura deri në -2 ͦC
Tifozët e Vllaznisë grumbull në lokal, zv.ministri Shëndetësisë: Rasti po ndiqet nga Policia, i jashtëligjshëm »
Article Logic
Execution time: 0.010703086853027
array(1) { ["section"]=> string(130) "dasho-ka-mjeke-matrapaze-qe-referojne-chartera-per-ne-turqi-dhe-marrin-2000-euro-marrin-remdesivir-nga-spitali-dhe-e-shesin-229017" }