'Dashuri me shikim të parë', Reja flet për bashkëshorten: Më janë dashur pesë muaj për ta puthur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:27 14-09-2019 'Dashuri me shikim të parë', Reja flet për bashkëshorten: Më janë dashur pesë muaj për ta puthur

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka qenë i ftuar mbasditen e sotme në emision 'Jo Vetëm Modë'.

Përveç karrierës në futboll, ka folur edhe për një jetën private.

Reja ka treguar se bashkëshorten e tij e ka njohur kur ka qenë 17 vjeç dhe për puthjen e parë i është dashur të pres 5-6 muaj.

Sipas trajnerit, ka qenë një dashuri me shikim të parë, sepse partnerja e tij ka qenë shumë e bukur.

Pjesë nga intervista:

Orinda Huta: Kur jeni njohur?

Reja: Kur isha 17 vjeç dhe luaja me Ferrara-n. Më pas shkova të luaja me Palermon dhe kuptova se nuk rrija dot pa të. Pas një viti u martuam, kur isha 23 vjeç.

Mendo pak: Në qershor festuam 50-vjetorin.

Orinda Huta: Pra, ishte dashuri me shikim të parë apo…?

Reja: E di… ajo ishte shumë e bukur. Kur ishte e re, se tani jo më (qesh) por edhe shumë e fortë në aspektin e karakterit. Ka qenë shpesh vendimtare në zgjedhjet e mia.

Orinda Huta: E mban mend puthjen e parë me Livian?

Reja: Ka qenë e vështirë. Tani është shumë e thjeshtë, kurse atëherë…. sa e vështirë që ka qenë. M’u desh të prisja me muaj të terë, 5-6 muaj, derisa e putha.

Orinda Huta: Pse kështu?

Reja: Sepse ajo në fillim nuk donte. M’u desh që të këmbëngulja shumë që ta bëja të ndryshonte mendje. Kur u puthem, ishte data 17 Prill e vitit 1966.

Screenshot_13.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024581909179688
array(1) { ["section"]=> string(99) "dashuri-me-shikim-te-pare-reja-flet-per-bashkeshorten-me-jane-dashur-pese-muaj-per-ta-puthur-178471" }