“Dashuria nuk vdes kurrë”, Robert Aliaj humb njeriun e shtrenjtë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:15 13-01-2021 “Dashuria nuk vdes kurrë”, Robert Aliaj humb njeriun e shtrenjtë

Artisti i njohur shqiptar Robert Aliaj, ka humbur ditën e sotme njeriun e tij të shtrenjtë, vëllain.

Lajmin për humbjen e Rexhep Aliajit, i cili gjithashtu ka qënë piktor dhe skenografë e ka bërë me dije vetë Roberti me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar disa foto të të ndjerit, teksa shkruan se me ikjen e tij asgjë s’do të jetë më njësoj.

Postimi i plotë:

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.

137513941_10225573382027370_2953442814047559410_n.jpg138859876_10225573382707387_7372532009954281013_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fansi i kërkon leje për të bërë portretin e saj tatuazh, moderatorja i jep përgjigjen epike
Këngëtarja shqiptare merr një propozim për martesë nga biznesmeni arab, ajo i thotë direkt 'po' »
Article Logic
Execution time: 0.021981954574585
array(1) { ["section"]=> string(68) "dashuria-nuk-vdes-kurre-robert-aliaj-humb-njeriun-e-shtrenjte-234799" }