Dasma emocionuese e nënkryetarit të Bashkisë së Pukës, temperaturat jashtë minus, po ahengu nuk ndalet

Publikuar tek: aktualitet, më 18:17 08-01-2017 Dasma emocionuese e nënkryetarit të Bashkisë së Pukës, temperaturat jashtë minus, po ahengu nuk ndalet

Duket se ka qenë një ditë emocionuese kjo e sotmja për nënkryetarin e Bashkisë së Pukës Artan Zaja, i cili ndoshta nuk e ka menduar se do të kishte lënë ditën e dasmës në mes të gjendjes “disi emergjente” në rajonin ku ai është zyrtar i lartë.

Nënkryetari i bashkisë i ka dhënë sot fund beqarisë në një ceremoni martesore në Pukë, kur ndërkohë, vetëm ditën e djeshme, ka qenë si “dhënder” i ri, thuajse gjatë gjithë ditës në mbledhjen e shtabit të emergjencës.

atr5e4stzau7a345jh.jpg

Por edhe pse ka emergjencë për banorët e zonës, edhe bashkëshortja e tij kishte një emergjencë, që gjithcka të shkonte mirë ditën e dasmës.

Kështu, të gjithë të ftuarit kanë arritur të mbërrijnë në orën e caktuar në Pukë, qoftë në kishë, apo edhe në drekën e dasmës.

Artan Zaja, do ta mbajë mend gjatë dasmën e tij. Kur të kujtojë  shprehjen, “të dielën u martova, të hënën në punë shkova”, sepse ndoshta do ti duhet të dalë në punë që ditën e sotme, për shkak të emergjencës së temperaturave të ulta.

awetyhjusdfhj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë, akuzoi të atin për përdhunim, 17-vjeçarja tronditë me dëshminë e re
"Zyrtarë, oficerë dhe kimistë u dyndën në Mokër për të gjetur thesarin e Mbretëreshës Teuta" »
Article Logic
Execution time: 0.012984991073608
array(1) { ["section"]=> string(106) "dasma-emocionuese-e-nenkryetarit-te-bashkise-se-pukes-temperaturat-jashte-minus-po-ahengu-nuk-ndalet-64952" }