Dasma kthehet në tragjedi, vdes dhëndëri dhe infektohen me koronavirus mbi 100 të ftuar

Publikuar tek: bota, më 21:50 01-07-2020 Dasma kthehet në tragjedi, vdes dhëndëri dhe infektohen me koronavirus mbi 100 të ftuar Foto ilustruese

Një dasëm kthehet në tragjedi, pas injorimit të masave anti-koronavirus për të mos u grumbulluar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Indisë, ku dhëndëri vdiq dy ditë pas dasmës dhe mbi 100 të ftuar rezultuan pozitiv me koronavirus.

Në dasëm morën pjesë 369 persona, bënë me dije zyrtarët indianë. Vetëm një ditë më pas 79 persona rezultuan të infektuar me Covid-19. Ndërsa 24 të tjerë u zbuluan përmes gjurmimit të kontakteve.

Dhëndri, i cili punonte si inxhinier, ishte kthyer në fshatin e tij për t’u martuar. Por vetëm dy ditë pas dasmës humbi jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099489688873291
array(1) { ["section"]=> string(93) "dasma-kthehet-ne-tragjedi-vdes-dhenderi-dhe-infektohen-me-koronavirus-mbi-100-te-ftuar-212490" }