David Copperfield paditet nga spektatori, detyrohet të zbulojë në gjyq sekretin e magjisë

Publikuar tek: bota, më 17:28 19-04-2018 David Copperfield paditet nga spektatori, detyrohet të zbulojë në gjyq sekretin e magjisë

Magjistari i famshëm David Copperfield është paditur në gjykatë nga një spektator i audiencës të cilin e përdori si vullnetar në një prej magjive të tij.

Gavin Cox pretendon se gjatë aktit, pësoi dëmtime fizike dhe psikologjike teksa mori pjesë në "Lucky #13" në vitin 2013.

Ai pretendon se u rrëzua keq në skenë duke pësuar dëmtime fizike dhe u transportua menjëherë jashtë skene përmes një tuneli të errët në skenën gjigante në Las Vegas.

swfw3rg35h3h.jpg

57-vjeçari ishte një nga 12 vullnetarët që pranuan të marrin pjesë në iluzion ku supozohej që Copperfield do t’i zhdukte të gjithë nga skena.

Por ballafaqimi në gjykatë ka bërë që të dalin në shesh edhe sekretet e magjisë. Teksa ka treguar ngjarjen ku pretendon se është dëmtuar, Cox ka rrëfyer për një tunel sekret që ndodhej poshtë skenës, nga ku u transportua ai dhe 11 vullnetarët e tjerë.

Cox pretendon se ka shpenzuar më shumë se 400 mijë dollarë fatura mjekësore, pasi kreu ndërhyrje kirurgjikale në qafë dhe shpatull.

erge4h35h45h.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ka plot 100 dashnorë, kush është femra që po shëtit botën me lekët e tyre
Ra nga krevati, VDES burri më i vjetër në botë »
Article Logic
Execution time: 0.011108875274658
array(1) { ["section"]=> string(95) "david-copperfield-paditet-nga-spektatori-detyrohet-te-zbuloje-ne-gjyq-sekretin-e-magjise-117505" }