Davutoglu: Turqia nuk bie në vështirësi nga sanksionet

Publikuar tek: bota, më 23:05 19-12-2015 Davutoglu: Turqia nuk bie në vështirësi nga sanksionet

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme e cila u organizua në "Swiss Hotel Stamboll" tha se: "Turqia e vjetër ishte ajo e cila ishte tërhequr në guaskën e saj dhe e mbyllur në brendinë e tij, ndërsa Turqia e re është ajo e  cila  ka thyer të gjitha guaskët e saj dhe në çdo aspekt i është hapur botës."

Kryeministri Davutoglu, i cili theksoi se frutet e stabilitetit politik janë marrë më së shumti në ekonomi, tha se: "Turqia në 14 vitet e fundit, duke e kthyer fytyren, e jo shpinën botës arriti rezultate shumë të rëndësishme në aspektin e aktiviteteve ekonomike. Vëllimi i tregtisë së jashtme në vitin 2002 ishte 87,6 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2014 duke u rritur 3,6 here arriti në 400 miliardë dollarë. Eksporti ynë i cili në vitin 2002 ishte 36 miliardë, në vitin 2014 arriti në 158 miliardë".

Kryeministri Ahmet Davutoglu, duke njoftuar se në takimin me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tspras në Bruksel kanë vendosur që takimin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ta realizojnë në qytetin Izmir të Turqisë në gjysmën e parë të muajit shkurt, tha se: "Shpresoj që Linjat Ajrore Turke do të fillojë fluturimin Athinë-Izmir dhe mysafiri i parë që do të presë do të jetë kryeministri i Greqisë ", transmeton AA.

Duke u shprehur se: "Dua që edhe një herë të tregoj se kemi një vullnet të fortë politik për të vazhduar në mënyrë më të mirë, ashtu si ishim më parë, marrëdhëniet Turqi-Rusi të cilët u tensionuan" Kryeministri Ahmet Davuoglu vazhdoi:

"Ne jemi gati për bisedimet me Rusinë dhe për çdo lloj shkëmbimi mendimesh. Por nuk do të lejojmë që neve të na diktojë ndonjë send. Duke u përpjekur që këtë krizë politike të zgjidhim në rrethin e tavolinës, nuk do të lejojmë që me sanksionet ekonomike të prishen marrëdheniet. Rusia sipas vetes zbaton disa sanksione. E them këtë haptazi, këto sanksione ndaj Turqisë nuk i shohim të përshtatshme me kuptimin e shtetit të madh.Turqia nuk është shtet që do të bjerë në vështirësi me anë të sanksioneve."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056385040283203
array(1) { ["section"]=> string(59) "davutoglu-turqia-nuk-bie-ne-veshtiresi-nga-sanksionet-28164" }