De Biasi: Babai i Januzajt zgjodhi famën, u soll keq me shqiptarët

Publikuar tek: aktualitet, më 21:43 15-06-2015 De Biasi: Babai i Januzajt zgjodhi famën, u soll keq me shqiptarët

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi edhe njëherë i është rikthyer çështjes “Adnan Januzaj” dhe ka shprehur keqardhje që futbollisti i Manchester United nuk vendosi të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, por për Belgjikën.

Për këtë, trajneri kuqezi ka fajësuar babanë e futbollistit kosovar Abedin Januzajn.

De Biasi ka thënë se babai i tij është sjellë keq me Shqipërinë, me të cilët nuk pranoi asnjëherë të negocioi.

“Januzaj ka zgjedhur Belgjikën për babanë i cili kërkonte më shumë famë. Me ne nuk ka negociuar asnjëherë, është sjellë keq”, ka deklaruar De Biasi për calciomercato.it.

Para se ta zgjidhte Belgjikën, De Biasi kishte bërë përpjekje shumë të mëdha që ta takojë babanë e mesfushorit por ky i fundit as nuk i përgjigjej në telefon. De Biasi prek edhe çështjen “Hysaj” “A është gati Hysaj për Napolin? Po, pa dyshim. Është shumë i fortë dhe i shpejtë. Dhe pastaj, në qoftë se shkon në Napoli, atje ndodhet Sarri, një trajner i madh që e njeh atë mirë”, deklaron De Biasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peshkaqenët tashmë edhe shtohen në ujërat detare shqiptare
Kolumbiani i Kokainës: Do merrja në Tiranë 1 milion euro »
Article Logic
Execution time: 0.014622926712036
array(1) { ["section"]=> string(70) "de-biasi-babai-i-januzajt-zgjodhi-famen-u-soll-keq-me-shqiptaret-13678" }