Trajneri i kombëtares Gianni De Biasi, ka folur për herë të parë pas eleminimit të Shqipërisë nga Kampionati Europian.
De Biasi është shprehur në një intervistë për “TCh” se Shqipëria nuk e meritonte këtë eleminim. Sipas teknikut italian ekipi bëri ndeshje të mira por nuke ndihmoi fati.
“Unë jam trajner i përfaqësueses shqiptare pasi kam kontratë deri në 2017. Për t’u duartrokitur janë të gjithë djemtë e kombëtares. Kjo skuadër del me kokën lart nga kompeticioni”, u shpreh De Biasi.