De Biasi ikën nga kombëtarja, lot në konferencën e lamtumirës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:37 15-06-2017 De Biasi ikën nga kombëtarja, lot në konferencën e lamtumirës

Trajneri Gianni De Biasi vendosi dje të lerë kombëtaren shqiptare përmes një konference për shtyp që u shoqërua me shumë lot e momente emocionante.

“Nga sot nuk jam më trajner i kombëtares shqiptare, ky ishte fundi i ciklit. Më keni befasuar. Çdo gjë në jetë dhe në futboll e ka një fillim dhe fundin e tij, cikli im si trajner ka përfunduar sot dhe po iki me vështirësi, por me kombin tuaj vazhdoj të jem i lidhur. Fara është mbjellë në tokë e po rritet. Kështu që, ky ishte vendimi im personal", tha De Biasi dje, i cili pas fjalës së tij nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa përqafoi Armando Dukën, kreun e FSHF, i cili gjithashtu u përlot në konferencën live para gazetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020112991333008
array(1) { ["section"]=> string(66) "de-biasi-iken-nga-kombetarja-lot-ne-konferencen-e-lamtumires-82539" }