De Biasi ka një urim të veçantë për trajnerin e ri të kombëtares, Panuçi

Publikuar tek: politike, më 19:40 19-07-2017 De Biasi ka një urim të veçantë për trajnerin e ri të kombëtares, Panuçi

Dita e e sotme ishte momenti i shumë pritur për tifozët e kombëtares, pasi u zyrtarizua Kristian Panuçi në krye të kuq e zinjve.

Ndërkohë pas zyrtarizimit ka ardhur edhe komenti i paardhesit të tij, Xhani De Biasi. Në një intervistë për Supersport, De Biasi ka vleresuar me nota pozitive Panucin, duke thënë se është një person inteligjent që do ta përmirsojë kombëtaren. De Biasi me stë tjerash i ka uruar dhe fat Panuçit në aventurën e tij në krye të stolit kuq e zi.

“Nëse Duka zgjodhi Kristianin, besoj se e ka bërë pasi ka parë tek ai cilësi persa i takon menaxhimit të grupit, të situatave por edhe të eksperiencave që ka pasur në karrierë. Personalisht uroj që Panuçi ta kualifikojë Shqipërinë në Europianin 2020. Ka deshirë dhe besoj që ka një grup lojtarësh të nivelit të mirë. Kristiani është një person inteligjent dhe më ka thënë që do të vijë të më takojë që të diskutojmë.” tha ne fund De Biasi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016464948654175
array(1) { ["section"]=> string(77) "de-biasi-ka-nje-urim-te-vecante-per-trajnerin-e-ri-te-kombetares-panuci-86685" }