De Biasi tërhiqet dhe kërkon falje: Isha i ngarkuar emocionalisht, futbollistët i kam si fëmijët e mi

Publikuar tek: sport, më 21:49 02-06-2016 De Biasi tërhiqet dhe kërkon falje: Isha i ngarkuar emocionalisht, futbollistët i kam si fëmijët e mi

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Giovanni De Biassi dha sot në orën 18.30, një konferencë për shtyp në sallën e konferencave të stadiumit “Atleti Azzurri”, të Bergamos.

Në këtë konferencë kishte një interesim të madh të mediave vendase, lokale dhe qendrore. “Po e nis me një ndjesë për largimin e djeshëm nga konferenca për shtyp në Austri dhe komunikimin jo të rregullt që pata me gazetarin Xhihani. Por shpresoj të më kuptoni. Për mua ata katër futbollistë janë si fëmijët e mi dhe vendimi s’ka qenë i lehtë. Kjo më ka ngarkuar emocionalisht:-deklaroi trajneri.

I pyetur për ndeshjen e nesërme me Ukrainën De Biasi deklaroi: “Pres të marr disa mesazhe nga kjo ndeshje, e cila do të jetë e fundit përpara se skuadra të luajë në finalet e Europianit. Do të vëzhgojmë në kushte loje futbollistët dhe do të përpiqemi të nxjerrim konkluzionet e duhura. Po të humbim me Ukrainën?! Nuk është fundi i botës. Futbolli i njeh të tre rezultatet, fitoren, barazimin dhe humbjen. E rëndësishme për ne, është të mësojmë sa më shumë për gjendjen e futbollistëve”-ka theksuar trajneri i kombëtares.

Në lidhje me synimet e Shqipërisë në Europian trajneri ishte i qartë: ” Kemi dhjetë ditë që po punojmë fort dhe jemi mirë psikologjisht. E dimë që do të jetë e vështirë por jemi të përqëndruar për të dhënë më të mirën. Ne nuk shkojmë në Francë për pushime”-ka theksuar trajneri kuqezi. Menjëherë pas përfundimit të kkonferencës për shtyp, që zgjati 25 minuta trajneri i është bashkuar skuadrës për stërvitjen e fundit në stadiumin “Atleti Azzurri” të Bergamos.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0086028575897217
array(1) { ["section"]=> string(105) "de-biasi-terhiqet-dhe-kerkon-falje-isha-i-ngarkuar-emocionalisht-futbollistet-i-kam-si-femijet-e-mi-42272" }