De Biasi: Unë te Italia? Dikush më pengoi të bëhesha trajner i “axurrëve”

Publikuar tek: sport, më 22:51 18-11-2016 De Biasi: Unë te Italia? Dikush më pengoi të bëhesha trajner i “axurrëve”

Gianni De Biasi ka folur së fundmi për “Tutto Merkato Web”, duke rrëfyer se ka qenë shumë pranë stolit të Italisë, por dikush “i vuri shkopinj në rrota”.

Sot mund të isha trajner i Italisë. Por, dikush ishte kundër kësaj lëvizjeje dhe më pengoi që të merrja stolin e ‘axurrëve”, deklaroi trajneri i Shqipërisë.

Më pas ai foli edhe për ndeshjen ndaj Izraelit, të cilën kuqezinjtë e humbën 3-0 në Elbasan. “Jam ende i zhgënjyer nga ajo ndeshje. Shpresoj të kthehemi shpejt te rezultatet pozitive. E dinim që në fillim se do të ishte e vështirë në këto Eliminatore, sepse kemi një grup shumë të fortë, me ekipe të mëdha. Hysaj? Ka qenë gjithnjë i përkryer në planin taktik. Mbron dhe sulmon shumë mirë. Është 22 vjeç dhe mund të përmirësohet akoma më shumë”, shprehet italiani i stolit kuqezi për “Tutto Merkato Web”

Për sa i përket ndeshjes ndaj Italisë që do të luhet në mars të 2017-ës, De Biasi deklaron: “Do të kem një stimul më shumë për të kërkuar maksimumin në këtë përballje. Shumica e shqiptarëve bëjnë tifo për Italinë, gjithnjë pas kombëtares së tyre. Shpresojmë të bëjmë diçka më shumë se në sfidën e fundit miqësore.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092079639434814
array(1) { ["section"]=> string(75) "de-biasi-une-te-italia-dikush-me-pengoi-te-behesha-trajner-i-axurreve-59985" }