Deklarata e Bashës në “opinion” kur tha se qeveria ka raportuar deri në muajin tetor 509 viktima nga Covid-19, ndërkohë që në të vërtetë kanë humbur jetën 923, ka shkaktuar debat të gjerë në skenën politike dhe mediatike shqiptare.
Sot në emisionin “open” është përfshirë në debat mjeku i njohur Skënder Brataj dhe eksperti i shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi.
Ky i fundit mbështet deklaratën e Bashës duke thënë se çdo person që ka vdekur në spitalet covid është viktimë e covid, dhe pse ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese, pasi shkaku kryesor është covid-19, duke iu referuar këtu dhe OBSH-së.
Nga ana tjetër Brataj i quajti të pavërteta këto deklarata dhe këto të dhëna.
Debati i plotë
Brataj: I kërkojmë ndjesë familjarëve të viktimave që po i nxjerrim në media. Duhet të interesohemi sa të sëmurë kemi. Të edhe sikur të gjithë 923 të jenë të gjithë Covid?
Vasili: Po i ulni po i fshihni shifrat thotë PD.
Brataj: Pse për çfarë arsyeje? Ne të komitetit teknik jemi mjek jo politikanë që të bëjmë politikë. Ne duam të shpëtojmë më shumë jetë dhe jo ta denigrojmë.
Ulqinaku: Kjo tabelë do të ishte e debatueshme nëse ato vdekjet e vërtetuara do ishin vdekje të raportuara. Vërtetimi është tjetër, e vërteton tamponi. Vdekjet e raportuara janë 509 dhe nuk e luan as topi. Nëse tamponi del negativ atëherë shkruhet në skedë shkaku i vdekjes. Pjesa tjetër që thotë Basha janë fshehur mund të kenë vdekur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe me tampon negativ.
Koduzi: Basha nuk akuzoi mjekët, por qeverinë. Brataj tha që këto mund të kenë vdekur në spital covid, por me tampon negativ. Çdo pacient që shkon në spital covid shkon dhe me vonesë, dhe në atë periudhë tamponi mund të dalë negativ se shkon pas 2 javësh.
Brataj: Jo nuk shkon pas dy javësh e ke gabim shkon kur i përkeqësohet gjendja.
Koduzi: Po shkoi në spital covid i bie ka humbur jetën në kovid. Çdo pacient që ka humbur jetën në covid është i vdekur nga covid.
Brataj: Mos i mashtroni njerëzit me këto të dhëna.
Koduzi: Qetësohu doktor, qetësohu, s’po ju akuzon njeri ju. Keni lidhje me këtë? Jo s’keni.
Vasili: Mos e intimidoni. OBSH thotë se edhe kur nuk vdes pikërisht nga Covid, por virusi ka kontribuuar, duhet që në skedë të vendoset covid.