Debat në BE për rezolutën pro negociatave, Hahn: Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme

Publikuar tek: politike, më 20:07 23-10-2019 Debat në BE për rezolutën pro negociatave, Hahn: Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme Johannes Hahn

Parlamenti Europian voton sot rezolutën e jashtëzakonshme për të kërkuar sërish hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Gjatë debateve, eurodeputetët kanë shprehur vlerësimet për përparimet që Tirana dhe Shkupi kanë bërë, por nuk kanë munguar as kritikat. “Dy vendet duhet të vijojnë me reformat,” kjo ka qenë kryefjala e debatit në PE.

Gjatë fjalës së tij, komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn e quajti një “zhgënjim të thellë” vendimin e KE-së për mos hapjen e negociatave.

"Zhgënjim i thellë, udhëheqësit e BE s’mbajtën premtimin. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Angazhimi ynë për perspektivën europiane të dy vendeve mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse, siç janë pasqyruar në raporte. Është një zhgënjim i thellë, për BE nuk është moment lavdie. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Javën e kaluar udhëheqësit e BE nuk mbajtën premtimin për negociatat. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse. BE të shpjegojë se sa serioz është angazhimi i saj në Ballkan. Angazhimi ynë për perspektivën europianë mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer", tha Hahn.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024919986724854
array(1) { ["section"]=> string(108) "debat-ne-be-per-rezoluten-pro-negociatave-hahn-ballkani-perendimor-ka-nevoje-per-vendime-te-guximshme-183232" }