Debate të ashpra në Kuvend, kërkohet miratimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit për Teatrin Kombëtar

Publikuar tek: barometri, më 08:45 29-06-2018 Debate të ashpra në Kuvend, kërkohet miratimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit për Teatrin Kombëtar

Maxhoranca kërkon të votohet me procedurë të përshpejtuar futja në kalendar e projekt-ligjit e jashtëzakonshëm që i hap rrugë negociatave për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Opozita e ka kundërshtuar ashpër dhe ka kërkuar tërheqjen e projekt-ligjit, që sipas tyre tregon “nxitimin e qeverisë për të vjedhur”. Kryeopozitari Lulzim Basha është shprehur se po shkelet procedura e ligjit.

Luan Rama: Kërkoj që kjo procedurë e propozuar të tërhiqet, për të shkuar më pas në një vendimmarrje që nuk krijon konfrontim apo çfarëdolloj interesash. Të dëgjohet zëri i artistëve dhe qytetarëve. Duke përfituar nga rasti që këtu është i pranishëm edhe vetë kryeministri, me të cilin kemi ndarë bashkë një histori që lidhet 17 vjet me Teartrin Kombëtar, ju ftoj ta tërhiqni. Nuk ka arsye të nxitojmë për të treguar që duam të bëjmë një vjedhje me ligj.

Lulzim Basha: Kërkesa për procedurë të përshpejtuar paraqitet me shkrim te kryetari, i cili e njofton më pas. Pastaj dëgjohet një folës pro një folës kundër, gjë që nuk e keni bërë. Një sekondë para votimit shpërndani këtë? Kjo është? Jo vetëm doni të vidhni 215 milion euro me jë dorë, por shkelni edhe procedurën e ligjit, kaq nxitim jeni për të vjedhur? Natyrisht e bëni këtë se ky vend s’ka Gjykatë Kushtetuese.

Përveç kaparit që keni marrë, e keni marrë me Toyota Yaris, apo me ABI bankun në kinë. Pak rëndësi ka, tërhiquni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022800922393799
array(1) { ["section"]=> string(117) "debate-te-ashpra-ne-kuvend-kerkohet-miratimi-me-procedure-te-pershpejtuar-i-projektligjit-per-teatrin-kombetar-126132" }