Debati, Gjuriç-Thaçit: Kosova nuk do të jetë kurrë pjesë e Shqipërisë

Publikuar tek: rajon, më 19:04 26-05-2019 Debati, Gjuriç-Thaçit: Kosova nuk do të jetë kurrë pjesë e Shqipërisë Marko Gjuriç dhe presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se në një të ardhme Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë në një shtet.

Sipas tij Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë. ‘Asnjë centimetër i Serbisë nuk do të jetë kështu. Këtë e kemi zgjidhur në maj të vitit 1945, kur u mposht nazizmi’, ka thënë Gjuriç.

Ai tha se presidenti Thaçi duhet ta dijë se Serbia nuk ka ndërmend të bashkohet me Shqipërinë, dhe se çdo formë e separatizmit është në kundërshtim me normat e të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndërsa mori titullin ‘Qytetar nderi’ i Hasit, foli edhe për Luginën  e Preshevës, që sipas tij do t’i bashkohet Kosovës pa u cënuar asnjë milimetër i territorit të Republikës së Kosovës, pa  prekur as liqenin e Ujmanit dhe as zonën e Trepçës si këmbim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11061406135559
array(1) { ["section"]=> string(74) "debati-gjuric-thacit-kosova-nuk-do-te-jete-kurre-pjese-e-shqiperise-165786" }