Debati / Koço Kokëdhima: “Nuk jam babai i Ramës, jo përgjegjës për veprat e qeverisë”, Curi: “Unazën e Vogël ju e ndërtuat”

Publikuar tek: politike, më 22:21 19-04-2019 Debati / Koço Kokëdhima: “Nuk jam babai i Ramës, jo përgjegjës për veprat e qeverisë”, Curi: “Unazën e Vogël ju e ndërtuat”

Teksa kanë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” sot për të folur mbi kandidimin për Bashkinë e Tiranës, Koço Kokëdhima është kapur me Arjan Curin, mbi ndërtimet në Tiranë.

Gjithçka nisi pasi Kokëdhima po fliste për prishjen e banesave në Tiranë të qytetarëve për të bërë rrugët dhe pas ndërhyrjes së Curit, Kokëdhima është revoltuar.

Pjesë nga biseda: Arjan Curi: Kur filloi paligjshmëria, kur ikët ju nga PS apo para?

Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.

Arjan Curi: “Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat Koço Kokëdhima: “Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.

Arjan Curi: “Këtë ‘provokator’ mbaje për vete”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026925086975098
array(1) { ["section"]=> string(120) "debati-koco-kokedhima-nuk-jam-babai-i-rames-jo-pergjegjes-per-veprat-e-qeverise-curi-unazen-e-vogel-ju-e-ndertuat-161107" }