Debati Kosovë-Serbi, kancelari i Austrisë mbron idenë e papranueshme: Jemi pro dialogut dhe ndryshimit të kufijve

Publikuar tek: rajon, më 16:18 16-09-2019 Debati Kosovë-Serbi, kancelari i Austrisë mbron idenë e papranueshme: Jemi pro dialogut dhe ndryshimit të kufijve Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz është pro- zhvillimit të dialogut Kosovë-Serbi duke përfshirë dhe ndryshimin e mundshëm të kufijve.

Kreu i qeverisë austriake e dha intervistën për agjensinë e lajmeve serbe ‘’Tanjug’’.

‘’Qëndrimi jonë është i qartë: mbështesim çdo gjë që të dyja palët bien dakord. Po ashtu mirëpresim dhe ndryshimin e kufijve, nëse kjo dërgon drejt një zgjidhje të përbashkët që do të sjellë më tepër stabilitet. Qëllimi është të zgjidhim të gjitha çështjet e rëndësishme nëpërmjet dialogut’’, u shpreh në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi dhe për ndryshimin e kufijve mes tyre kancelari austriak Kurz.

Në lidhje me vendosjen e taksës 100% për mallrat serbe të importuara në Kosovë, Kurz shtoi se pavarësisht përpjekjeve maksimale të Brukselit për t’iu imponuar Kosovës për heqjen e taksës, çështja mund të zgjidhet nga Prishtina dhe Beogradi zyrtar.

Ndërkohë, nga ana tjetër kancelari austriak mbrojti idenë që Serbia nuk duhet të humbasë mundësinë për t’u anëtarësuar pasi shkëmben mbi 60% të mallrave me vendet e BE-së.

Serbia nuk duhe të anashkalojë që shkëmben mallra të huaje me BE-në në masën 63% dhe vetëm 10% i shkëmben me Rusinë’’, deklaroi Kurz për aspiratat e Serbisë në BE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073690414428711
array(1) { ["section"]=> string(118) "debati-kosove-serbi-kancelari-i-austrise-mbron-idene-e-papranueshme-jemi-pro-dialogut-dhe-ndryshimit-te-kufijve-178653" }