Debati në emision, Lesi: Nësë plas këtu, ti Bolino ja mbath në Itali

Publikuar tek: politike, më 21:48 10-06-2019 Debati në emision, Lesi: Nësë plas këtu, ti Bolino ja mbath në Itali

Nikollë Lesi, botues i Koha Jonë është përplasur me gazetarin Karlo Bolino lidhur me qëndrimet për krizën e thellë politike ku ndodhet vendi.

Ndërkohë që ky i fundit, në emisionin “Open” kundërshtoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për ç’dekretimin e zgjedhjeve vendore, Nikollë Lesi i tha: “Ti Carlo je Italian dhe nëse plas ndonjë rrëmujë këtu ikën i pari në vendin tënd, kurse ne këtu mbetemi siç jemi…”.

Ndërsa Mesila Doda tha se shtyrja e zgjedhjeve është një precedent që e kanë bërë edhe presidentët Bujar Nishani e Alfred Moisiu më përpara. Ajo tha se Meta e mori vendimin duke evituar përplasjen civile.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02147388458252
array(1) { ["section"]=> string(72) "debati-ne-emision-lesi-nese-plas-ketu-ti-bolino-ja-mbath-ne-itali-167714" }