Debati në “Kënga Magjike”, reagon DJ Sardi: Vërtet skena PATETIKE të bëra nga "artistët"

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:42 12-12-2016 Debati në “Kënga Magjike”, reagon DJ Sardi: Vërtet skena PATETIKE të bëra nga

Pas përfundimit të “Kënga Magjike” dhe debateve të shumta mes artistëve shqiptarë, pjesmarrës në këtë festival, ka reaguar dhe DJ Sardi.

Sardi i quan skena PATETIKE të bëra nga "artistët", reagimet dhe akuzat e këtyre të fundit duke nënvlerësuar kolegët.

“KËNGA MAGJIKE përfundoi!

Shoh artistë të kënaqur me cmimet që kanë marr, dhe që morën atë që donin nga ky festival dhe ndihen të vlersuar!
Por shoh dhe të zhgenjyer si cdo vit e vazhdon të përsëritet ky fenomen. Duke shfryr nëpër rrjete sociale, nëpër emisione televizive dhe ndërhyrje që dalin nëpër portale duke i kërkuar miqëve të tyre "gazetare" për të bërë një lajm kundra një spektakli apo një kolegu apo nje producenti!

 Më vjen keq që shoh veprime të tilla nga artistët kur i tregojnë njeri tjetrit kush kishte këngën më të mirë apo produksionin ose kush këndon më mirë apo më keq... dhe ne fund vlersojnë si amator dhe jo si profesionistë.

 Vërtet skena PATETIKE të bëra nga "artistet". Mendoj se në vend të energjisë negative apo inatit, urretje që shfaqin ndaj kolegëve, producentëve apo një festivali, të kishin të njëjtën energji për të krijuar këngë dhe muzikë të mirë dhe Shqipëria do të ishte vendi me muziken me te mirë në botë... me gjithë rrespektin që kam për çdo artist pjesëmarres në ketë produksion gjigand si KENGA MAGJIKE!”-shkruan Sardi.

 sardi.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10250496864319
array(1) { ["section"]=> string(88) "debati-ne-kenga-magjike-reagon-dj-sardi-vertet-skena-patetike-te-bera-nga-artistet-62380" }