Debati në Kuvend, fjala që përdori Rama shkakton ‘furtunë’ reagimesh, përfshihet edhe publicisti i njohur: Ja domethënia (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 10:10 09-02-2018 Debati në Kuvend, fjala që përdori Rama shkakton ‘furtunë’ reagimesh, përfshihet edhe publicisti i njohur: Ja domethënia (E PLOTË)

Seanca e ditës së djeshme u shoqërua me debate të forta me deputetësh, kryesisht mes liderëve të politikës si Rama e Basha, shpesh edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndër daljet e tij në fotlore, Rama në një moment të fjalimeve të tij përdori edhe një fjalë që nuk kaloi pa u vënë re.

Në një moment Rama përdori fjalën “çifut”, çka shkaktoi menjëherë edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

“Ne jemi të habitur nga gjuha e tmerrshme që Rama përdori për hebrenjtë, termin çifut, term që përdorej vetëm nga nazistët në Luftën e II Botërore. Kjo ishte një gjuhë e një naziskini të ri, i cili po me këtë gjuhë naziskini  i drejtohet popullit shumë të respektuar të Izraelit. Hebrejtë kanë qenë miq të kahershëm të shqiptarëve”, u shpreh Vasili.
Po ashtu, në vijim të këtij debati ka reaguar edhe publicist i njohur Ardian Vehbiu, i cili përmes argumenteve gjuhësore dhe analitike tregon domëthënien dhe keqpërdorimin e kësja fjale, pra çifut, dje nga kryeministri në Kuvend.

REAGIMI

Përkundrazi, një përdorim i figurshëm i kësaj fjale, me kuptimin “dorështrënguar, koprrac, që sheh gjithnjë përfitimin”, etiketohet si keqësues. Edhe pse ky përdorim i referohet stereotipit folklorik të hebreut në kulturën europiane, ai sot nuk zbatohet më ndaj individëve të kësaj etnie (dhe në përgjithësi është vjetruar).

Megjithatë, sa kohë që integrimi dhe globalizimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve gjatë këtyre tridhjetë vjetëve të fundit në kulturën politike Atlantike-Perëndimore ka sjellë me vete edhe pozicionimin e fortë kundër antisemitizmit, është ndier progresivisht nevoja edhe për një tabu leksikore, si ajo e anglishtes më lart, dhe këtë nevojë duket se po e plotëson fjala bisedore ekzistuese çifut. Ky specializim i një fjale të vjetër ka natyrë librore, jo-popullore; vjen nga lart jo nga poshtë; dhe nuk dëshmon ndonjë formë spontane antisemitizmi, edhe pse mund të përdoret tash e tutje për synime antisemite, sa kohë që e ka marrë etiketën e tabusë.

Që nga momenti që statusi i çifut u problematizua, sidomos në shqipen formale dhe standarde, atëherë u desh plotësuar zbrazëtia e lënë prej tabuizimit; dhe ashtu u shpluhuros fjala hebré, dikur krejtësisht librore, për t’u përdorur në kontekste neutrale (së bashku me mbiemrin hebraik). Sa më dendur që të përdoret fjala hebré në kontekste ku dikur përdorej lirisht çifut, aq më shumë fundoset statusi i kësaj të fundit, në kënetat e tabusë dhe të antisemitizmit.

Tani, mund të diskutohet sa të barasvlershme mund të jenë fjalët hebré dhe çifut – meqë ka një dallim në origjinë mes tyre, meqë të dytët mbahen si pasardhës të së parëve (te kjo faqe mund të lexoni një diskutim të dallimeve në anglishte); po aty, lexoj edhe se “në ato gjuhë ku të dy termat ekzistojnë, konsiderohet fyese dhe e pasjellshme që t’i quash “çifutët e sotëm” (modern Jeës) hebrenj.”

 

Prandaj edhe fjala çifut, në të gjitha përdorimet e saj, e ka marrë rrugën drejt tabuizimit dhe nuk ka më të ardhme në shqipen e përditshme, sidomos në atë publike. Kjo nuk i përligj, megjithatë, akuzat e P. Vasilit sot,  për Ramën “naziskin”; të cilat vetëm sa turbullojnë ujërat dhe ia rritin autoritetin palës në pushtet – tek e fundit, si të mos mbetet kjo palë në pushtet, kur ka përballë një opozitë të specializuar në improvizime të tilla teatrale?

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010006904602051
array(1) { ["section"]=> string(130) "debati-ne-kuvend-fjala-qe-perdori-rama-shkakton-furtune-reagimesh-perfshihet-edhe-publicisti-i-njohur-ja-domethenia-e-plote-109680" }