Debati për aeroportin e Vlorës, ministri replika në komision: ‘Për Zotin nuk janë normale…’

Publikuar tek: politike, më 13:00 30-01-2018 Debati për aeroportin e Vlorës, ministri replika në komision: ‘Për Zotin nuk janë normale…’

Prej rreth dy orësh po diskutohet mes debateve projektligji për aeroportin e Vlorës në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

I pranishëm për këtë projektligj është Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, kurse Gjiknuri u largua pak më parë. 

Ministri Ahmetaj replikoi me deputetin e PD, Edmond Spaho, ku ky i fundit e konsideron si pazarin e rradhës këtë projektligj.

“Kërkojnë autorizim pa prezantuar më parë ofertën”, u shpreh Spaho. Menjëherë ka ndërhyrë ministri Ahmetaj duke thënë: “Për Zotin nuk janë normale”, ndërsa i drejtohej kreut të komisionit Erion Braçe, kurse Spaho vazhdonte të hidhte akuza por me mikrofon të fikur.

Më tej ministri ka dhënë sërish detaje për këtë projekt. “Rrisku që qeveria në potencë mund të marrë, është në logjikën e standarrtit ndërkombëtar. Të uluriturit nuk e ndalon dot një aeroport, është brenda manualit të Bankës Botërore. Ato rrisqe mund të mos materializohen dhe nuk është garanci sovrane, është e rriskut, ato do ti negociojmë së bashku”, tha ministri.

aaa.jpg

 

spaho.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022188901901245
array(1) { ["section"]=> string(93) "debati-per-aeroportin-e-vlores-ministri-replika-ne-komision-per-zotin-nuk-jane-normale-108471" }