Debati për Arsimin e Lartë, “boom” votimesh në sondazh: Ja kush fiton nga përplasja Kryemadhi-Nikolla

Publikuar tek: aktualitet, më 12:40 28-03-2017

Newsbomb.al ditën e djeshme zhvilloi një sondazh “live” lidhur me pyetjen  se kush ka të drejtë nga debati për Arsimin e Lartë në Shqipëri: Monika Kryemadhi apo Lindita Nikolla?

Dy zonjat e politikës kanë pasur përplasje të forta së fundmi lidhur me këtë çështje dhe shpesh qendrimet e tyre për arsimin janë interpretuar edhe si krisje mes koalicionit PS-LSI.

Në sondazh ka patur një pjesëmarrje shumë të madhe votuesish-lexuesë. 1 mijë e 3 vota kanë shkuar për politikanen e LSI, Monika Kryemadhi e cila është edhe fituesja e këtij sondazhi. 650 lexues e kanë  zgjedhur opsionin “asnjëra”  dhe vetëm 390 lexues i kanë dhënë  të drejtë Lindita Nikollës në këtë debat.

Mbi 1 mijë lexues kanë dhënë verdiktin e tyre përmes komenteve. Në pjesën më të madhe të komenteve, atakohen si deputetja Kryemadhi ashtu edhe ministrja Nikolla, pasi lexuesit e shohin këtë përplasje si “lojë” politike por sërish edhe në komente vihet re një epërsi e Monika Kryemadhit .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër disa zona pa energji elektrike, OSHEE shpjegon pse dhe sa do zgjasë kjo situatë
Java europiane e plazheve të pastra, aksion pastrimi edhe në 10 Bashki bregujore »
Article Logic
Execution time: 0.0047430992126465
array(1) { ["section"]=> string(103) "debati-per-arsimin-e-larte-boom-votimesh-ne-sondazh-ja-kush-fiton-nga-perplasja-kryemadhi-nikolla-73376" }