Debati për Camajn e Koliqin, Akademia e Shkencave mbron vetëm njërin prej tyre : Është nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 13:52 09-07-2020 Debati për Camajn e Koliqin, Akademia e Shkencave mbron vetëm njërin prej tyre : Është nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar

Ditët e fundit studiuesi Auron Tare ka ngritur një debat pas publikimit të dokumenteve të Sigurimit të Shtetit dhe CIA-s amerikane, ku thuhej se shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj kanë qenë pjesë e agjenturave të huaja.

Për këtë ka reaguar me anë të një postimi  Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

ASH në deklaratë e saj ka mbajtur anën e Martin Camajt, të cilin e cilëson si një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë, ndërsa për Ernest Koliqin nuk ka thënë asgjë.

Sakaq, ASH ka mbrojtur figurën e Camajt me fjalët e Ismail Kadaresë.

“Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë,” shkruan ASH.

Reagimi i plotë i Akademisë:

Martin Camaj - një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë

Tiranë, më 9 korrik 2020

Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare.

Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet.

Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor.

Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qendrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qendrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike.

Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare:

Është një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010268926620483
array(1) { ["section"]=> string(136) "debati-per-camajn-e-koliqin-akademia-e-shkencave-mbron-vetem-njerin-prej-tyre-eshte-nga-shkrimtaret-me-te-mire-te-kombit-shqiptar-213333" }