Debati për emrin e ‘’Arenës Kombëtare’’, FSHF sqaron publikun dhe i kundërpërgjigjet Erion Braçes: Sponsorizimi nuk është praktikë shqiptare, zv/kryeministri nuk e ka të qartë si prononcohet (E PLOTË)

Publikuar tek: sport, më 15:04 21-08-2019 Debati për emrin e ‘’Arenës Kombëtare’’, FSHF sqaron publikun dhe i kundërpërgjigjet Erion Braçes: Sponsorizimi nuk është praktikë shqiptare, zv/kryeministri nuk e ka të qartë si prononcohet (E PLOTË) ''Arena Kombëtare''

Sponsorizimi i emrit të stadiumit më të ri të kryeqytetit ka ndezur debatet midis zv/kryeministrit të Shqipërisë Erion Braçe dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Një ditë pas kritikave të numrit 2 të qeverisë për hapjen e garës për financimin për 5 vite të emrit të ‘’Arenës Kombëtare’’, ka reagur dhe institucioni përfaqësues i futbollit shqiptar nëpërmjet një letre zyrtare.

Administratori i ‘’Arenës Kombëtare’’ Bardhyl Minxhozi shkruan se ‘’kjo praktikë e zgjedhur nga FSHF-ja nuk është një shpikje shqiptare, por një rrugë e ndjekur nga shumë klube të mëdha të futbollit në mbarë botën’’. Ndërsa, përgjigje i është dhënë dhe zv/kryeministrit Braçe, ku kritikohet se flet nga një pocizion i pacaktuar, ‘’as si tifoz, as si pushtetar’’.

Reagimi i sotëm i FSHF-së

Njoftimi i FSHF në kërkim të një sponsori për Stadiumin e ri për ta vënë administrimin e tij mbi baza komerciale, është pritur me interes nga disa firma me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar.

FSHF, duke mirëkuptuar ndjeshmërine e publikut në lidhje me këtë proces dëshiron të bëjë me dije se vendimi i saj, për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është një shpikje shqiptare. Vetëm dy-tre stadiume në “Premier League” nuk kanë emra tregtarë: Liverpool, Old Trafford dhe Tottenham. Ekspertët vlerësojne që arsyet që këta të fundit nuk kanë bërë marrëveshje për “shitjen” e emrit lidhen me faktin që historia e emrit tyre, “shet” më shumë se sa emri i një sponsori. Shumica e stadiumeve me histori dhe tradita, qindra vjeçare kanë emra tregtare. Ja disa shembuj në Europë dhe SHBA:

Amex Stadium- Brighton, Etihad Stadium – Manchester, Emirates Stadium – London, Allianz Arena – Munich, Mercedes-Benz Arena – Stuttgart, Orange Velodrome -Marseille, MetLife Stadium – Neë Jersey USA, FedExField – Maryland USA, Bank of America Stadium – North Carolina USA, AT&T Stadium – Texas, Gillette Stadium – Massachusetts USA

Stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij, do të kushtojë gjithashtu shumë. FSHF nuk ka qëllim tjetër veçse të garantojë të ardhmen e këtij impianti. Dhe kjo është një rrugë e njohur dhe jo një “shpikje shqiptare”, siç e sqaruam me shembujt e mësipërm. Shqetësimi publik i segmenteve të cakturara “tifozo-pushtetare”, në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes marketing ose jo, madje as me problemin e emrit. Është thjesht, përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e rradhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet: Si pushtetar? Apo si tifoz “i shqetësuar”, apo si politikan që kërkon kredo politike.

Por pavarësisht kësaj ne garantojmë opinionin publik, tifozët, madje edhe ata që nuk mendojnë si ne, se i gjithë ky proçes do të zhvillohet, për të menaxhuar dhe mirëmbajtur sa më mirë, një impiant modern dhe me vlera si Stadiumi i Ri.

Bardhyl Minxhozi
Administrator i stadiumit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025804996490479
array(1) { ["section"]=> string(198) "debati-per-emrin-e-arenes-kombetare-fshf-sqaron-publikun-dhe-i-kunderpergjigjet-erion-braces-sponsorizimi-nuk-eshte-praktike-shqiptare-zv-kryeministri-nuk-e-ka-te-qarte-si-prononcohet-e-plote-175948" }