Debati për fituesen e KËNGËS MAGJIKE, kompozitorja: Dritëshkurtër, mendojnë për show të momentit dhe për ca miliona që harxhohen brenda ditës (Si iu lut Aleksandër LALOS t’i bënte një këngë)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:23 09-12-2019 Debati për fituesen e KËNGËS MAGJIKE, kompozitorja: Dritëshkurtër, mendojnë për show të momentit dhe për ca miliona që harxhohen brenda ditës (Si iu lut Aleksandër LALOS t’i bënte një këngë) Fifi, Ardit Gjebrea, Eneda Tarifa

Fituesja e edicionit të sivjetshëm të 'Këngës Magjike' ka ngjallur debate të shumta në rrjet.

Publiku është i ndarë mes Eneda Tarifës dhe Fifit. Ndërkaq, kompozitorja Blerina Shalari shkon më tej përmes një refleksioni mbi periudhën e festivaleve.

Shalari thotë se fituesi duhet të nxirret duke parë se cila këngë duartrokitet më tepër.

“Ndoshta e kam gabim, por mbrëmë, fituesi nuk u duartrokit nga publiku si fitues, megjithëse unë them që i takonte ta fitonte! Është vërtetë një problem kur kush fiton, e mirëpranon çmimin edhe pse ndoshta mund të mos i takojë. Ka kohë që është pikërisht falciteti që shfaqet nëpër gara nga vetë fituesit, ku ata e pranojnë që fitojnë, edhe pse e dinë që nuk ju takon, dhe asesi pastaj të mund të mendosh se brezi i ri edukohet me të bërit artist brenda ditës, të fituarit çmim po brenda ditës, dhe të harruarit pas daljes së parë. Nuk e kuptoj dot, për cilën arsye duhet që të jesh fals në skenë, fals në këngë, me tekste pa ide, me muzikë që bëhen nga programe kompiuterike, me shabllone të vjedhura nga baladat amerikane e plot turlira të tjera që i dinë të gjithë. Këto veti të këqija, jo se i atribuohen këtij festivali, por të shqetëson fakti që janë kthyer në sistem të antivlerave”, shkruan ndër të tjera kompozitorja ndërsa shton se nuk duhet të mendohet vetëm për shoë-n e momentit dhe milionat që harxhohen brenda ditës.

Më tej, Shalari zbulon se si iu lut kompozitorit të ndjerë Aleksandër Lalo t’i bënte një këngë dhe se si iu përgjigj ai.

SHKRIMI I PLOTË:

Refleksion mbi periudhën festivalore të këngës Magjike.

Kënga magjike lindi si një nevojë në vitet 2000, dhe solli disa festivale të bukur qysh atëherë, edhe pse këndohej me superpozim. Këngë të tilla si Vetëm një fjalë, Lag e terr, Për një çast më ndali zemra, Kuturu, e plot të tjera, krijuan elitën e këngëve të pasmileniumit. Sot, 19 vjet më vonë, ndërkohë që po troket 2020-ta, ky festival, me gjithë prurjet interesante ka cënuar garën dhe e ka bërë festivalin thjeshtë një parakalim këngësh pa ndonjë objektiv për të çmuar kush meriton të fitojë. Ka shumë vite që fituesit rrotullohen aty te dy a tre emra, që sigurisht, edhe ata kanë meritat e tyre, por unë e kam fjalën gjetiu: Për mendimin tim, fituesi duhet të nxirret duke parë se cila këngë duartrokitet më tepër. Ndoshta e kam gabim, por mbrëmë, fituesi nuk u duartrokit nga publiku si fitues, megjithëse unë them që i takonte ta fitonte! Është vërtetë një problem kur kush fiton, e mirëpranon çmimin edhe pse ndoshta mund të mos i takojë. Ka kohë që është pikërisht falciteti që shfaqet nëpër gara nga vetë fituesit, ku ata e pranojnë që fitojnë, edhe pse e dinë që nuk ju takon, dhe asesi pastaj të mund të mendosh se brezi i ri edukohet me të bërit artist brenda ditës, të fituarit çmim po brenda ditës, dhe të harruarit pas daljes së parë. Nuk e kuptoj dot, për cilën arsye duhet që të jesh fals në skenë, fals në këngë, me tekste pa ide, me muzikë që bëhen nga programe kompiuterike, me shabllone të vjedhura nga baladat amerikane e plot turlira të tjera që i dinë të gjithë. Këto veti të këqija, jo se i atribuohen këtij festivali, por të shqetëson fakti që janë kthyer në sistem të antivlerave. Nuk e di se derikur do të zgjasë ky sistem ç’pikëzimi për vlera të vërteta, dhe pikëzimi paskuintor për antivlera të rrezikshme. Për mendimin tim gjithmonë, nuk më tërheq fakti që në festival ftohen artistë të huaj si konkurentë, kjo jo për ndonjë arsye nacionalizmi, por thjeshtë sepse kam dëshirë t’iu jepet mundësi të dalin në skenë talentet e panumërta që ka Shqipëria.

Si nuk krijojnë një studio, një politikë që me pak para të prodhohen këngë për talentet e reja? Kjo do ishte realisht një ndihmë, e jo të mendohet thjeshtë dhe vetëm për shoë të momentit dhe për ca miliona që harxhohen brenda ditës. Kurrë s’e kam menduar se do ishin kaq dritëshkurtër, sa të mendojnë se me para bëhet nami, me para bëhesh astronaut etj. Në Shqipëri çdo lloj konkursi anatemohet, por deri në pikën që diskretitohet edhe fituesi edhe humbësi, dhe bëhen tëdy njësoj. Dhe më pas të gjithë largohen nga konkursi, dhe rrinë, dhe flenë, flenë kompozitorë me penë, flenë poetë që ju qan shpirti për një këngë të bukur, flenë të gjithë, se kanë frikë nga mashtrimet që bëhen nëpër gara. Edhe në lashtësi kishte respekt për garat. Për fituesit ndalej lufta, pajtoheshin shtete, këndoheshin këngë, kurse tani....

Shumë më kanë pyetur: Përse s’ke dalë? Përse s’ke kënduar? S’ke bërë ndonjë këngë? Kam bërë disa, dhe flenë, ashtu siç flenë thesaret më të bukura, që jam e bindur, kompozitorët me diplomë dhe me talent i mbajnë fshehur në thellësi të qenies, dhe që fatkeqësisht, po i vret ditë për ditë. S’e harroj kurrë, kur ju luta Aleksandër Lalos të më bënte një këngë: Kurrë më tha: sa kohë që muzika fshihet pas cd-ve.. Kështu miqtë e mi, unë dhe kolegët e mi, do të dimë ta nxjerrim artin tonë, gjallë a vdekur, pa pyetur dhe pa u ofenduar nga falcitete dritash dhe shoë pa kuptim. Ja, këtu do jemi e do shohim!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007742166519165
array(1) { ["section"]=> string(192) "debati-per-fituesen-e-kenges-magjike-kompozitorja-driteshkurter-mendojne-per-show-te-momentit-dhe-per-ca-miliona-qe-harxhohen-brenda-dites-si-iu-lut-aleksander-lalos-t-i-bente-nje-kenge-188841" }