Debati për inceneratorët, ndërhyn në lidhje telefonike Arben Ahmetaj: Kam qenë në makinë me 500 biznesmenë, bashkia ka paguar vetëm shërbimin

Publikuar tek: politike, më 23:06 19-10-2020 Debati për inceneratorët, ndërhyn në lidhje telefonike Arben Ahmetaj: Kam qenë në makinë me 500 biznesmenë, bashkia ka paguar vetëm shërbimin

Mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion" po diskutohet tema e inveneratorëve, për të cilët Partia Demokratike ka bërë edhe një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Rama, ministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin Lefter Koka, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin.

Të ftuar në emision janë edhe dy përfaqësues nga Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë ish-deputeti Alibeaj ka akuzuar ministrin Arben Ahmetaj se ka qenë i shoqëruar në makinë me Klodian Mërtirin, bashkëjetuesin e Stela Gugallës, dhe kanë bërë aksident.

Sipas tij, kjo tregon se Ahmetaj kishte njohje me Mërtirin, ndaj ka firmosur për t'ia dhënë bashkëjetueses së tij inceneratorin e Elbasanit.

Por Ahmetaj ka ndërhyrë në lidhje telefonike për të sqaruar akuzat mbi inceneratorët, duke u shprehur se bashkia e Elbasanit aguan vetëm shërbimin dhe jo ndërtimin e tij.

Për sa i përket aksidentit me Klodian Mërtirin, ai u shpreh se në makinë ka udhëtuar me më shumë se 50 biznesmenë dhe kjo nuk përbën asnjë problem.

"Ato janë 2 nvestime publike dhe janë pronë e shtetit. Në procedurë, vendimi për shpallje emergjente, është emergjencë që e kanë lënë ata. Janë dy investime publike që i kalojnë shtetit në fund të koncesionit.
Unë jam në makinë, kam qenë në makinë dhe do jem në makinë me të paktën 500 biznesmenë. Personi që thoni nuk është kontraktor. Unë nuk bëj procedurë.
Bashkia paguan shërbimin, nuk paguan ndërtimin e inceneratorit", tha Ahmetaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi i Bardhit për inceneratorin e Elbasanit: Si iu dha 23 vjeçares projekti 23 milionë euro
‘Pusho se të tregova se çfarë ke marrë nga zyra e atyre’, degjeneron debati mes Ahmetaj dhe Bardhit. Ish-deputeti: Nuk do i gëzosh lekët... »
Article Logic
Execution time: 0.011437892913818
array(1) { ["section"]=> string(145) "debati-per-inceneratoret-nderhyn-ne-lidhje-telefonike-arben-ahmetaj-kam-qene-ne-makine-me-500-biznesmene-bashkia-ka-paguar-vetem-sherbimin-224374" }