Debati për KOLIQIN e CAMAJN/ Erald KAPRI: Është një lojë kaq e madhe! Me Auron Taren përballem kur të dojë

Publikuar tek: politike, më 13:38 11-07-2020 Debati për KOLIQIN e CAMAJN/ Erald KAPRI: Është një lojë kaq e madhe! Me Auron Taren përballem kur të dojë Erald Kapri

Auron Tare me publikimin e dokumenteve të Sigurimit të Shtetit dhe CIA-s amerikane, ku thuhej se shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj kanë qenë pjesë e agjenturave të huaja, ka ngritur një debat të fortë në rradhët e studiuesve por edhe opinionit publik.

Studiuesi Erald Kapri tha në studion e News 24,  se ato që ka Tare nuk janë gjë tjetër veçse informacione operative që duhen marrë me rezerva.

“Duhen marrë me rezerva. Tare ka hedhur aludime që dëmtojnë figurën e Ernest Koliqit dhe Martim Camajt, dy antikomunistë të njohur.  Prej gati 10 vitesh CIA ka nisur të hedhë online dokumente të deklasifikuara. Këto dosje operative janë hedhur online, anonimizohen dhe hidhen online. Ato ka 10 vjet që janë aty. Nuk ka asgjë të re. Unë dyshoj që Tare ka dokumentet amerikane.

Tare ka informacione operative, por që merren me rezerva. Si ka mundësi që një vit më pas CIA ndërmerr një operacion shumë të rëndësishëm për rrëzimin e enver Hoxhën dhe në krye të këtij operacioni ishte Ernest Koliqi dhe ai nuk e thotë këtë gjë. Nuk ka sens kjo.

Janë dy kategori dosjesh, dosje me karakter operativ që vetë CIA thotë duhen marrë me rezerva. Në vetvete e vërteta është që Koliqi ka qenë një njeri i besuar nga amerikanët. Lufta e ftohtë është shumë komplekse, unë kam dosjet edhe amerikane edhe britanike.

Këto figura ne duhet t’i nderojmë. Regjimi komunist ishte kriminal dhe i paligjshëm.

Është e vërtetë që ai ka punuar për CIA-n por nuk ka fakte që është paguar nga gjermanët apo është bërë vegël e sovjetikëve. Është një lojë kaq e madhe, që duhet kalkuluar mirë, duhen 4-5 vite që të bëjmë një botim serioz”, u shpreh Kapri teksa tha se me figurën e Camajt, përbaltja është edhe më e rëndë.

‘Kjo e Martin Camajt dhe më e rëndë akoma sepse ai ishte viktimë. U rekrutua me dhunë, e detyruan me dhunë të bashkëpunonte. Rrezikoi familjen e vet që vuajti 40 vjet persekutim.

Nuk ka asnjë dokument të qenësishëm që vërteton se Martim Camaj ka qenë vegël e UDB”, u shpreh Kapri teksa pohoi se është i gatshëm të përballet me Auron Taren, kur të dëshirojë ky i fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010000944137573
array(1) { ["section"]=> string(110) "debati-per-koliqin-e-camajn-erald-kapri-eshte-nje-loje-kaq-e-madhe-me-auron-taren-perballem-kur-te-doje-213538" }