Debati për koncertin e 2 janarit, reagon Ambasada e Austrisë: Në Tiranë vijnë anëtarë të Ansamblit dhe Filarmonisë, ja ç’ndodhi me biletat

Publikuar tek: aktualitet, më 16:33 20-12-2016 Debati për koncertin e 2 janarit, reagon Ambasada e Austrisë: Në Tiranë vijnë anëtarë të Ansamblit dhe Filarmonisë, ja ç’ndodhi me biletat

Ambasada e Austrisë në Tiranë është detyruar të reagojë pas debateve të krijuara rreth koncertit që do të organizohet më 2 janar.

Në reagimin e ambasadës sqarohet se në Tiranë do të performojnë 36 artistë pjesë e Ansamblit të Vjenës dhe Filarmonisë së Vjenës, ndërsa do të marrin pjesë edhe artistë të tjerë austriakë.

Sa i përket biletave, përveç atyre që janë blerë nga qytetarët në sportelin e Pallatit të Kongreseve një pjesë u është dedikuar grupeve me aftësi të kufizuara, studentëve të ekselencës dhe sponsorave të këtij koncerti.

Reagimi i plotë i Ambasadës së Austrisë:

Të nderuar zonja dhe zotërinj, të nderuar miq të muzikës klasike,

pas paqartësive të shfaqura ditët e fundit në lidhje me „Ansamblin Filarmonik të Vjenës“ dhe „Filarmoninë e Vjenës“, dëshirojmë të bëjmë disa sqarime mbi koncertin e datës 2 Janar në Tiranë. 

Në datën 2 Janar do të performojnë në Tiranë 36 artistë të renomuar nga Vjena. Ky grup përbëhet nga anëtarë të „Ansamblit Filarmonik të Vjenës“, anëtarë dhe ishanëtarë të Filarmonisë së Vjenës, si dhe nga muzikantë të tjerë austriakë.

„Ansambli Filarmonik i Vjenës“ është themeluar në vitin 2013 me iniciativë të Shkëlzen Dolit, anëtar i Filarmonisë së Vjenës. 

Koncerti i organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AGE Art Production ka gjetur mbështetjen e disa kompanive austriake dhe shqiptare, si dhe të Ambasadës Austriake në Tiranë.

Një pjesë e madhe e biletave iu shit qytetarëve të interesuar në sportelin e pallatit të kongreseve si dhe online. Një pjesë tjetër iu shpërnda sponsorave. Gjithashtu ndër të tjerash një pjesë e biletave iu dedikua grupeve me aftësi të kufizuara dhe studentëve të ekselencës.   

Duke qenë se interesi ishte shumë i madh, vetëm një pjesë e vogël prej tyre arriti të mbetej e kënaqur me sigurimin e një bilete. Për këtë lutemi për mirëkuptimin Tuaj. 

Dëshirojmë të theksojmë, se një pjesë e të ardhurave të mbledhura nga shitja e biletave do të shkojë për bamirësi, konkretisht për Fshatin SOS në Shqipëri. 

Gjithashtu koncerti do të transmetohet live në Radio Televizionin Shqiptar. 

Dëshirojmë t’ju urojmë një fillim viti të mbarë dhe t‘ju përcjellim të gjithë shqipëtareve dhe shqipëtarëve urimet më të mira në këto ditë festash. 

Ambasada Austriake Tiranë 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026400804519653
array(1) { ["section"]=> string(141) "debati-per-koncertin-e-2-janarit-reagon-ambasada-e-austrise-ne-tirane-vijne-anetare-te-ansamblit-dhe-filarmonise-ja-c-ndodhi-me-biletat-63232" }