Debati për ushqimin në kopshte e çerdhe, ndërhyn doktori Isuf Kalo: Ja e vërteta (APEL PRINDËRVE)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:44 20-02-2018 Debati për ushqimin në kopshte e çerdhe, ndërhyn doktori Isuf Kalo: Ja e vërteta (APEL PRINDËRVE)

Debati për menu-në e re të të ushqyerit në kopshte e çerdhe po ‘vlon’ prej ditësh në rrjetet sociale, ku më së shumti janë prindërit ata që ngrenë shqetësime të ndryshme lidhur me shëndetin e fëmijëve të tyre.

Shumë prindër, jo për faj të tyre, por nga mungesa e informacionit, e identifikojnë menu-në e re me dietën, duke e lidhur këtë me faktin që dietologia Blerina Bombaj është pjesë e stafit të mjekëve e specialistëve të cilët kanë vendosur për menu-në e re e që konsiston në të ushqyerit shëndetshëm.

Pjesë e këtij debati është bërë edhe profesor doktor Isuf Kalo i cili u bën apel prindërve të bashkëpunojnë për shëndetin e mirë të fëmijëve të tyre.

“Sistemi shëndetsor ka 3 probleme: nënushqyerja, mbiushqyerja dhe kequshqyerja”, konstaton profesori ndërsa shpjegon me detaje programin e ri të të ushqyerit si një kulturë që duhet instaluar domosdoshmërisht në vendin tonë.

KOMENTI I PLOTË I SUF KALOS:

Per nje kohe te gjate, ushqimi nuk eshte konsideruar nga mjeket si i barazvlefshem me barnat apo nderhyrjet teknologjike, ne menaxhimin e shendetit dhe semundjeve. Ushqimet jane karburant i organizmit sepse permbajne materialet energjetike me te cilat ai funksionon, dhe kane nje rol te rendesishem ne zhvillimin dhe procesin e trajtimit te semundjeve. Jane 2 komponente te rendesishem te ushqimit: fuqia kalorike, dhe plotshmeria ushqimore -ne kuptimin e perberesve te duhur, pervec karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, sic jane mineralet dhe vitaminat qe luajne rol esencial. Sistemi shendetsor ka 3 probleme: nenushqyerja, mbiushqyerja dhe kequshqyerja.

Nenushqyerja ka ardhur si pasoje e varferise dhe eshte akoma prezente ne vendin tone. Mbiushqyerja nuk ka perbere problem me pare, por tashme eshte kthyer ne nje shqetesim jo vetem per te rriturit dhe adoleshentet, por edhe femijet e vegjel.

Kequshqyerja ka ekzistuar si pasoje e varferise, e karakterizuar nga nje disproporcion i lendeve ushqyese, me dominim te bukes ne kurriz te proteinave si mishi, djathi, veza. Sot menyra e te ushqyerit eshte shkence me vete, por ne Shqiperi ska qene e zhvilluar. Bumi ushqimor dhe teprimi i strukturave komerciale, si restorantet dhe ushqimoret, ka krijuar terren per mbiushqyerje dhe kequshqyerje. Fenomeni me shqetesues eshte rritja e obezitetit. Obeziteti eshte semundje qe demton shume organe dhe lidhet me vdekshmerinte larte.

Obeziteti shkaktohet nga kequshqyerja. Ky eshte nje problem kulturor dhe zakonor i shnderruar ne nje problem te madh social. Obeziteti po prek edhe femijet, duke i predispozuar ata per shfaqje te diabetit te tipit 2 dhe arterosklerozes qe ne moshe te vogel. Obeziteti eshte pothuaj i pasherueshem ose te themi, shume veshtire i sherueshem.

Sepse eshte nje lufte e veshtire me vetveten ne ushqimin e perditshem, e cila kthehet ne nje mundim te madh, shpeshhere pa rezultat, ose ne nje fitore qe nuk zgjat shume ne kohe. Ne kete kontekts, eshte urgjente qe ky fenomen te luftohet ne rrenje. Eshte vertetuar qe shprehia e deshires per te konsumuar ushqime kalorike si te emblat apo te yndyrshmet, instalohet qe ne moshe fare te vogel.

Neqoftese femija, do te mesohet me cokollata, embelsira, dhe ushqime te tjera kalorike, ai kurre nuk do ta luftoje dot tundimin kundrejt ketyre ushqimeve. Ky problem duhet te zgjidhet me politika shendetesore parandaluese te ministrise se shendetesise. Edukimi i femijeve me shije te shendetshme ne zgjedhjen e ushqimeve, eshte instalimi i nje kulture te re ushqimore, me shpresen qe te evitojme kequshqyerjen, dhe ti dalim te keqes perpara. Ky program duhet te kryhet ne transparence dhe me konsentin e prinderve. Prinderit duhet te kuptojne qe ky ndryshim nuk eshte agresion, as imponim, por ceshtje e instalimit te nje kulture te re. Bejme apel qe prinderit te kuptojne se behet fjale per nje gjest dashamires, ne mbrojtje te shendetit te femijeve te tyre ne te ardhmen. Eshte nje platforme e miratuar nga nje grup shkencor, per nje kulture te re, e cila nuk instalohet dot ne moshe madhore. Te gjithe bashke, me mirekuptim dhe durim, mund te realizojme kete synim, ne te mire te gjithe shoqerise.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OBSH jep alarmin: Fruthi pushton Europën, 21 mijë të prekur
Zbardhet skema e abuzimit me pronat në bregdetin e Spillesë, EMRAT e të arrestuarve, biznesmen e ish zyrtarë (Detaje nga Prokuroria) »
Article Logic
Execution time: 0.010722160339355
array(1) { ["section"]=> string(100) "debati-per-ushqimin-ne-kopshte-e-cerdhe-nderhyn-doktori-isuf-kalo-ja-e-verteta-apel-prinderve-110890" }