Debati për vogëlushen në paradën e LGBTI, reagon Kristi Pinderi: Ja pse shumë prindër në gjithë botën i marrin me vete fëmijët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:43 14-05-2018 Debati për vogëlushen në paradën e LGBTI, reagon Kristi Pinderi: Ja pse shumë prindër në gjithë botën i marrin me vete fëmijët Vogelushja ne paraden e LGBTI

Ka ngjallur një debat të ashpër në rrjetet sociale prezenca e një vogëlusheje në paradën e djeshme të LGBTI në kryeqytet.

Fotoja u publikua nga Xheni Karaj nën diçiturën: “Brezi që do sjellë ndryshimin" por menjëherë në rrjet shpërthyen komentet kundër. Shumë e kanë cilësuar këtë një abuzim të pastër me të mitur.

Sakaq, ka reaguar edhe Kristi Pinderi i cili ndan disa foto të paradave në botë ku janë prezentë gjithashtu fëmijë.

“Pse shumë prindër në të gjithë botën i marrin me vete fëmijët e tyre kur shkojnë në parada LGBT? "Sepse dua të edukohet para se të shkojë në shkollë që të respektojë këdo. Kështu besoj do e ketë jetën më të bukur dhe me të plote" thotë një nga prinderit në këtë shkrim, shkruan Pinderi referuar artikullit të Huffington Post.

kp.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0380699634552
array(1) { ["section"]=> string(131) "debati-per-vogelushen-ne-paraden-e-lgbti-reagon-kristi-pinderi-ja-pse-shume-prinder-ne-gjithe-boten-i-marrin-me-vete-femijet-120688" }