DEBATI TRUMP vs BIDEN/ Revista Time: Presideti në debatin e fundit në karrierën e tij politike (Cilët ishin momentet e rëndësishme)

Publikuar tek: bota, më 10:12 23-10-2020 DEBATI TRUMP vs BIDEN/ Revista Time: Presideti në debatin e fundit në karrierën e tij politike (Cilët ishin momentet e rëndësishme) Debati presidencial Biden - Trump

Në një mënyrë apo një tjetër, Donald Trump u ngjit në skenë në mbrëmje për debatin e fundit presidencial në karrierën e tij, shkruan TIME.

Republikani në detyrë takoi zv.presidentin Joe Biden në kampusin e Universitetit të Belmontit në Nashville për debatin e dytë televiziv dhe finalin për këto zgjedhje. Sfondi i pademisë globale, ekonomia jo e fortë dhe llogaria e vazhdueshme kombëtare për padrejtësitë rracore ishin cështjet kryesore të diskutimit për ciftin e burrave rreth të ’70-ve për Shtëpinë e Bardhë në ciklin e zgjedhjeve të paprecedenteve.

Trump po sheh sesi ka rrëshqitur fushata e tij nga kontrolli, ndërkohë që fondet janë zvogëluar dhe numrat e sondazheve kanë shkuar në jug. Biden është në një epërsi të rehatshme, edhe pse menaxheri i fushatës së tij thotë se asgjë nuk është e sigurt kur ka mbetur dhe pak më shumë se një javë nga votimi.

Armiqësia e ndërsjelltë ndërmjet Trump dhe Biden është në nivele të papara që nga përplasja presidenciale e 1988 mes George W Bush dhe Michael Dukakis. Kjo ishte e qartë që në momentin që hynë në skenë për herë të parë në 29 shtator që ka pak respect ndërmjet rivalëve. Debate I mbrëmjes së sotme ishte më shumë se civil, nisur kjo edhe nga mbyllja e mikrofonëve, por herë herë edhe nxehej dhe Trump vendoste ndonjëherë edhe rregulla të reja.

Por ende debati i mbrëmjes së djeshme nuk duket se ka shumë vlera bindëse, edhe për faktin se kandidatët ecën më shumë në terren politik sesa bënë në takimin e fundit. Pak votues janë vërtet të pavendosur në këtë pikë, dhe të paktën 40 milionë votues kanë hedhur tashmë votat e tyre. Në vend të kësaj, të dy kandidatët punuan për të mbledhur mbështetësit e tyre të shkojnë të votojnë. Trump nuk ka qenë ndonjëherë personi që shqetësohej për të fituar në mbrëmje të tilla me merita. Gjithsesi, për të, gjithcka ka të bëjë me show. Edhe nëse ai fiton të rizgjidhjet, ai nuk do të ketë të drejtën të rizgjidhet sërish. Dhe nëse humbet, ka pak mundësi që të përputhet me më shumë se 70 milionë shikues që ndoqën debatin e fundit.

Ja disa nga momentet kyce të debatit

A ESHTE E NDEZUR KJO GJEJA?

Një nga momentet e para me interes në debat është sesi organizatorët duhet të zbatojnë rregullat e tyre që vetëm personi të cilit i bëhet pyetja mund të flasë. Rregulli i ri u vendos pas kaosit në debatin e parë të Cleveland, ku kandidatët në mënyrë të përsëritur ndërprisnin njëri tjetrin, dhe ku Trump coi ndërhyrjet në një nivel të ri që nuk ishte shfaqur më parë.

Për sonte, organizatorët thanë se do të bënin ndryshime për të zbatuar një format që hap secilën pjesë me një pyetje që i drejtohet një kandidati, që më pas supozohet se do të marrë dy minuta kohë pa ndërprerje, për tu përgjigjur. Ata kishin premtuar të mbyllnin mikrofonat e cdo kandidati që do të injoronte rregullat gjatë kësaj kohe. Shpejt, Trump e quajti përpjekjen një lëvizje të njëanshme të krijuar për të ndihmuar Biden.

Sidoqoftë, për pjesën më të madhe, zbatimi I këtij rregulli dukej se funksionoi relativisht mirë. Të dy kandidatët dukeshin ndonjëherë të irrituar që nuk ishin në gjendje të ndërprisnin njëri tjetrin, shprehje të transmetuara me tundje të kokës, të qeshura dhe shprehje të fytyrës që do të kthehen në meme në mënyrë të pashmangshme. Por në përgjithësi, ndërsa zbatimi i mbylljes së mikrofonit ishte masë ekstreme, padyshim ishte një masë e domosdoshme. Debati padyshim ishte me civil dhe më përmbajtësor sesa sikleti që kaluan në Cleveland – edhe nëse kjo ishte më e thjeshtë për tu pastruar.

TE DY KANDIDATET SHFAQEN INTERES PER KLIMEN

Të dy, Trump dhe Biden ishin të shpejtë për të premtuar se do të shpëtojnë planetin, por ata u përplasën fuqimisht për meritat e teknologjive të energjisë së pastër dhe nevojën për masa ruajtëse.

Trump përcmoi efikasitetin e erës dhe diellit dhe u përpoq ta trajtonte Biden si një kukëll të yllit progresiv Alexandria Ocasio-Cortez, të cilës Biden ia ka ngritur kokën lart. Trump tha se biden do të preferonte ndërtesa pa dritare ose “me dirtare të vogla, të vogla”. “Unë nuk e di nga i vjen kjo” nënqeshi Biden.

Duke paralajmëruar se mjedisi ishte afër një pike pa kthim, Biden parashikoi që miliona vende të reja pune do të vinin nga një industri e gjelbër në zhvillim e sipër. Ai i kujtoi audiencës se Trump në një moment pat sugjeruar – gabimisht – se mullinjtë e erës shkaktojnë kancer. Trump më vonë tha se mullinjtë e erës vrasin zogjtë dhe janë shumë të shtrenjtë dhe “tymrat që vijnë nga këto mullinj masiv ere janë më shumë se gjithcka që flitet për gazin natyror”.

Sikurse edhe në debatin e parë, ata u përplasën për fragmentimin. Dhe, edhe njëherë, kishin kuptime jashtëzakonisht të ndryshme sa i përket pozicionit të Biden. “Industria e naftës ndot. Në mënyrë domethënëse” tha Biden.

“Duhet të zëvendësohet nga energjia e rinovueshme, në kohë”. Trump u duk i kënaqur nga kjo deklaratë. “Ai do të shkatërrojë industrinë e naftës. Do ta mbani mend këtë,Teksas? Do ta mbani mend këtë ju që jetoni në Pensylvania, Oklahoma, Ohio?”

Fakti që Trump është i shqetësuar për Texas dhe Oklahoma tregon shumë për gjendjen e garës më shumë sesa cdo specifikë tjetër për reformën e energjisë.

Welker: Po flasim për garën tani

Duke u përpjekur me aq sa mundej, moderatorja Kristen Welker nuk mund ta mbante debatin të fokusuar në garën në Amerikë. Në vend të kësaj, Trump u përpoq të sillte raporte të një laptopi që pretendohet se i përkiste Biden dhe që dyshohet se përmban mesazhe dhe fotografi të turpshme. Biden nënqeshi vetëkrahasimin e Trump me Abraham Lincoln. “Po flasim për garën apo jo” u kujtoi Welker kandidatëve, por të dy burrat vazhduan të bërtisnin për materialet e rivalëve duke injoruar pyetjet e moderatores.

Trump ka një histori problematike për retorikën raciale dhe Biden ishte i shpejtë të kujtonte deklaratat e fundit të presidentit. Trump u përgjigj duke kujtuar punën e Biden në ligjin për kriminalitetin në 1994 që tani duket se ka një impakt disproporcional në komunitetin me ngjyrë. Ishte e qartë se të dy kandidatët kanë riparë librat e kërkimeve opozitare por nëse shikuesit nuk do të kishin platformën Google, shumë stenografi do të ishin shfaqur para tyre. Thënë kjo, shumica e votuesve që identifikojnë llogarinë racore dhe drejtësinë si cështjen kryesore, nuk janë konfuzë për mënyrën e votimit.

Trump u shpreh për injorancë mbi lëvizjen Black Lives Matters, pastaj tha se ata ishin kundër policisë. Ai deklaroi dhënien e kredive afatgjata për kolegjet e popullatës me ngjyrë dhe tha se ishte mik me udhëheqësit e tyre. Me të drejtë ai vuri në dukje se mbështeti rishkrimin më të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë kriminale në një gjeneratë.

Nga ana e vet, Biden është në dijeni të gabimeve të tij në draftin e projekligjit të krimit në 1994. Ai theksoi se popullimi i burgjeve ra kur ai dhe Obama ishin në shtëpinë e Bardhë. Dhe më pas kujtoi deklaratat retorike më të këqija të Trump kur godiste minoritetet, duke e lënë Trump me një deklarim që do të ishte I paimagjinueshëm nga cdo kandidat tjetër: “Jam personi më pak racist në këtë dhomë”.

Si do të ishte një plan kujdesi shëndetësor më i mirë? Trump nuk e thotë

Rreth 30 milionë amerikanë nuk patën sigurime shëndetësore vitin e kaluar, dhe rreth 12 milionë njerëz humbën sigurimet shëndetësore për shkak të pandemisë, sipas kërkimeve të Institutit të Reformave Ekonomie. Trump e Biden kanë mendime të ndryshme sesi do ta rregullojnë këtë cështje.

Biden, që si zëvendëspresident ndihmoi në kujdesjen për “Aktin e kujdesit të përballushëm” apo “Obamacare”, kërkon të krijojë Opsionin Publik. Plani I tij do tu japë amerikanë obsionin e blerjes së sigurimit shëndetësor public, që do të conte në konkurrueshmërinë e të dhënave të sigurimit shëndetësor privat, duke ulur kostot për gjithsecilin, pa detyruar askënd të lënë planet e tyre. “Unë mbështes sigurimin privat. Asnjë person që sigurohet te private nuk do të humbë sigurimin me planin tim” tha Biden.

Trump, partia politike e të cilit ka ndërmarrë luftë ndaj “Aktit të kujdesit të përballueshëm” në cështjen që do të mbahet në Gjykatën e Lartë, tha se do të zhdukë mandatin individual të ACA që kërkon që amerikanët të kenë sigurime shendetësore ose të paguajnë, dhe do ta këmbejë me një plan shënmdetësor që vazhdon të mbrojë kushtet ekzistuese. “Ajo që dua të bëj është një sistem shëndetësor më I mirë, më I mirë. Do të mbrojë njerëzit me masat ekzistuese dhe dua ta përfundoj Obamacare dhe do të vijmë me një plan të ri shëndetësor më të bukur”. Ofroi detaje të pamjaftueshme sesi do të ishte ky plan.

Biden: Nuk kam marrë asnjë penny nga asnjë vend

Ajo që nisi si një pyetje për njohuritë e fundit që dy vende Iran dhe Rusia po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhejt që do të vijnë, u shndërrua me shpejtësi në një shkëmbim deklaratash për financat personale të dy kandidatëve dhe për djalin e Biden, Hunter.

Pasi Biden pyeti se pse Trump nuk është më I ashpër me presidentin rus Vladimir Putin, Trump kujtoi se familja e Biden ka përfituar nga biznese në Kinë, akuzë të cilën Biden e mohoi menjëherë prerazi. “Nuk kam marrë asnjë pen nga asnjë vend apo kushdo tjetër” insistoi ai.

Në mënyrë të pashmangshme biseda precipitoi në temën që Trump synonte të ndiqte: Puna e Hunter (djali I Biden) në bordin ukrainas të kompanisë së gazit Burisma. Trump dhe bashkëpunëtorët e tij janë përpjekur të argumentojnë, prej muajsh se puna e Hunter atje, e cila erdhi në të njëjtën kohë që Biden po mbikqyrte politikën e Ukrainës si zv.president, është provë që Biden ka vepruar në mënyrë jokorrekte, edhe pse nuk ka prova për ta vërtetuar një gjë të tillë.

Biden përsëriti, sic ka bërë edhe në të shkuarën, se asgjë nuk ishte joetike në lidhje me punën e Hunter dhe citoi dëshmin e zyrtarëve amerikanë gjatë seancave dëgjimore për impeachement të Trump vitin e kaluar që në mënyrë të përseritur thanë se Biden nuk ka vepruar kurrë në mënyrë të papërshtatshme si zv.president.

Trump gjithashtu pretendoi se Hunter ka përfituar nga biznese në Kinë, që Biden e mohoi: “Djali im nuk ka bërë para nga Kina, tha ai. “I vetmi që ka bërë para nga Kina është ky burri këtu”.

Biden argumentoi se financat familjare të dy kandidatëve ishin të parëndësishme për votuesit që shikonin debatin. Dhe për këtë, ishte I saktë.

Trump: Po ikën

Nuk u desh shumë që kandidatët të ishin në mosmarrëveshje me njëri tjetrin. Në përgjigje të pyetjes së parë të Kristen Ëelker sesi të kandiduarit do të drejtonin vendin në fazën e re të pandemisë, Trump dhe Biden kanë pikëpamje të ndryshme.

Trump që më së fundi është rikuperuar nga diagnose Covid-19 dhe la qëndrimin në spital, nënkuptoi se virusi nuk ishte shqetësimi më i madh. “Eshtë duke ikur” tha Trump, pavarësisht se zv.drejtori I tij për sëmundjet infective, Jay Butler paralajmëroi se vetëm këtë javë po shohim një rritje shqetësuese në rastet e covid-19 në SHBA.

Biden kundërshtoi me forcë. “220.000 amerikanë kanë vdekur” tha Biden. “Kushdo që është përgjegjës për këtë fakt, nuk duhet të jetë president i SHBA”.

“Pritshmëritë janë që do të kemi edhe 200 mijë amerikanë të tjerë të vdekur deri në fund të vitit” tha ai.

Kjo shifër mund të tingëllojë e rëndë, por është në linjë me atë që zyrtarët më të lartë të sëmundjeve infective kanë thënë se do të ndodhë nëse amerikanët nuk ndërmarrin hapa parandaluese si vendosja e maskave apo distancimi social. “Modelet na tregojnë se nëse nuk i bëjmë këto gjëra që flasim, në dimrin e ftohtë dhe të ashpër, ne do të kemi nga 300 në 400 mijë vdekje. Nëse kjo ndodh, do të ishte tragjike” tha dr.Anthony Fauci më herët këtë muaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 12 ditë para zgjedhjeve, zhvillohet debati i dytë Presidencial, Trump: Për Covid-19 e ka fajin Kina; Biden: Je përgjegjës për shumë vdekje, s’duhet të jesh më President i SHBA
»
Article Logic
Execution time: 0.011806964874268
array(1) { ["section"]=> string(134) "debati-trump-vs-biden-revista-time-presideti-ne-debatin-e-fundit-ne-karrieren-e-tij-politike-cilet-ishin-momentet-e-rendesishme-224827" }