Debatin e të enjtes në mbrëmje, e fiton… “Opinioni”

Publikuar tek: aktualitet, më 17:32 27-03-2015 Debatin e të enjtes në mbrëmje, e fiton… “Opinioni” Grafiku i ndjekjes se emisioneve te enjten ne mbremje

Debati televiziv i mbrëmjes së djeshme është fituar nga TV Klan, ku shqiptarët kanë zgjedhur të shohin përplasjet e ashpra në studion e Fevziut, sesa të ndjekin Top Story me Sokol Ballën në Top Channel. Të dhënat i raporton monitor.al, agjencia online kryesisht te informacioni ekonomik, por që i ka marrë të dhënat nga kompania Telemetrix sh.a.

Sipas informacionit, në pikun e debateve të nxehta, Opinion ka siguruar gati dyfishin e shikuesve ndryshe nga TCh. Audienca ka arritur deri në 23.7 përqind krahasuar me Top Story me 12 përqind. Duket se shqiptarët janë shumë të ndjeshëm të ndjekin debatin televiziv që ka në qendër argumentin Doshi – Frroku, dhe arrestimin e dy deputetëve.

Që prej shtatorit 2014, telematrix ka një panel prej 375 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të përcaktuara, të vendosura në 7 qytete kryesore të Shqipërisë, Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Berati dhe Korça. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazh sensibilizues për dhunën ndaj kafshëve: “Më dhemb” (Video)
Të dielën zgjohemi një orë më herët, rritet nervozizmi tek njerëzit »
Article Logic
Execution time: 0.011921882629395
array(1) { ["section"]=> string(52) "debatin-e-te-enjtes-ne-mbremje-e-fiton-opinioni-7143" }