Dëbimi i 6 shtetasve turq, SHBA i del në krahë Kosovës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:31 03-04-2018 Dëbimi i 6 shtetasve turq, SHBA i del në krahë Kosovës Godina e Departamentit të Shtetit në SHBA

Pas debateve të shumta dhe mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Turqisë për dëbimit e 6 gylenistëve nga vendi, ka ardhur edhe reagimi i parë nga SHBA.

Sipas Zërit të Amerikës, një zëdhënës nga Departamenti amerikan i Shtetit ka treguar mbështetjen e tyre ndaj Kosovës, duke njoftuar edhe vendosshmërinë e tyre për të shqyrtuar me kujdes ngjarjen.

“Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe studimit të ligjit, janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike”, raportohet të ketë thënë zëdhënësi amerikan.

Kosova disa ditë më parë arrestoi 6 shtetas turq, duke i deportuar ata drejt Turqisë pas kërkesës së presidentit Erdogan. Mbi këtë vendim reagoi ashpër kryeministri Ramush Haradinaj, duke e cilësuar këtë rast të paprecedentë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshon rrjedha e procesit, ja ç’do ndodhë me 23 protestuesit e Kukësit
Ankimohet vendimi i KPK për ndërprerjen e Vettingut për Adriatik Llallën »
Article Logic
Execution time: 0.015314817428589
array(1) { ["section"]=> string(60) "debimi-i-6-shtetasve-turq-shba-i-del-ne-krahe-kosoves-115546" }