Dëbimi i dy diplomatëve, flet Lleshaj: Qeveria e Iranit njihet për sponsorizimin e terrorizmin

Publikuar tek: politike, më 22:14 20-12-2018 Dëbimi i dy diplomatëve, flet Lleshaj: Qeveria e Iranit njihet për sponsorizimin e terrorizmin

“Qeveria e Iranit njihet si një qeveri që sponsorizon terorizmin ndër vite”, kështu shprehet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duke shtuar se anëtarë të forcave të sigurisë iraniane kamuflohen si diplomatë në shtete të ndryshme europiane.

I pyetur rreth kësaj çëshje në emisionin Real Story, Lleshaj tha:

Kemi patur edhe evidenca të ngjashme në vende të tjera të botës, ku anëtarët e MEK kanë qenë të kërcënuar. Nuk mund të flas se ka ndërlidhje mes ngjarjeve, por ka tipologji ku anëtarë të forcave të sigurisë të kamufluar nën petkun e diplomatëve kanë tentuar. Dhe Shqipëria ka marrë atë masë që u bë e njohur.

Anëtarët e MEK janë pranuar për arsye humanitare dhe jo për arsye politike. Shqipëria nuk ka asnjë axhendë të lidhur me ta. Ne nuk i konsiderojmë rrisk për sigurinë tonë, ne i kemi pritur si miq. Qëndrimi ynë ndaj tyre është një qëndrim pa asnjë lloj paragjykimi.

Qeveria e Iranit njihet si një qeveri që e sponsorizon ndër vite terrorizmin. Për sulmin e përgatitur në ndeshjen Izrael-Shqipëri nuk mund të nënkuptojmë askënd.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072319507598877
array(1) { ["section"]=> string(99) "debimi-i-dy-diplomateve-flet-lleshaj-qeveria-e-iranit-njihet-per-sponsorizimin-e-terrorizmin-145915" }