Dëbimi nga Tirana i dy iranianëve të kamufluar si DIPLOMATË, reagon Teherani zyrtar: Shqipëria ka bërë gabime, të kthehet në rrugën e duhur

Publikuar tek: aktualitet, më 19:04 20-01-2020 Dëbimi nga Tirana i dy iranianëve të kamufluar si DIPLOMATË, reagon Teherani zyrtar: Shqipëria ka bërë gabime, të kthehet në rrugën e duhur Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei

Teherani zyrtar reagon pas dëbimit nga Tirana të dy iranianëve të kamufluar si diplomatë, pak ditë më parë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit Sejed Abas Musavi, ka thënë se Shqipëria ka bërë disa gabime, duke sqaruar që "keqkuptimet" e Iranit me "vendet e treta" të mos ndikojnë në marrëdhënien me Shqipërinë.

“Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe ne ndjejmë se disa evente në vendin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë. Në sugjerojmë që ata mos t’i lidhin mardhëniet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të të Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Disa ditë më parë ministri i Jashtëm Gent Cakaj njoftoi se kishte shpallur "Non-grata" dy "diplomatët" iranianë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, dhe u kërkoi të largoheshin menjëherë nga Tirana.

Shërbimet sekrete amerikane kanë zbuluar se dy zyrtarët iranianë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast që u dëbuan para dy ditësh nga vendi Shqipëria, nuk ishin diplomatë, por të kamofluar për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024020910263062
array(1) { ["section"]=> string(143) "debimi-nga-tirana-i-dy-iranianeve-te-kamufluar-si-diplomate-reagon-teherani-zyrtar-shqiperia-ka-bere-gabime-te-kthehet-ne-rrugen-e-duhur-192633" }