Dëbohet kopshtari shqiptar që kultivonte kanabis në Angli

Publikuar tek: aktualitet, më 08:03 21-03-2017 Dëbohet kopshtari shqiptar që kultivonte kanabis në Angli

Një shqiptar nga Britania e Madhe do të dëbohet në Shqipëri, pasi në fermën që ai po përkujdesej 235 rrënjë kanabisi me një vlerë prej më shumë se 300 mijë funtesh, shkruan “gazettelive.co.uk”, shkruan albinfo.ch.

Arsen Rrogami ka dalë para gjykatës britanike, ku është shpallur fajtor dhe është dënuar me tetë muaj burg, aq sa do të zgjasin procedurat e dëbimit dhe më pas do të largohet drejt Shqipërisë.

Ai e ka pranuar se po prodhonte drogë të klasit B, kurse vlera në total ishte 336 mijë funte. Ai kishte ardhur si emigrant në Angli dhe pasi kishte mbetur pa punë kishte hyrë në këto ‘ujëra’, derisa ndihet fajtor dhe i vjen turp për atë çfarë ka ndodhur.

Sidoqoftë, shqiptari ishte vetëm kopshtar dhe për këtë arsye nuk është dënuar më shumë me burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trafikonin kokainë në Shqipëri dhe BE, arrestohen 11 persona
Ishte i shpallur në kërkim, policia e Fierit prangos trafikantin e drogës (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011595010757446
array(1) { ["section"]=> string(63) "debohet-kopshtari-shqiptar-qe-kultivonte-kanabis-ne-angli-72614" }