Dëbohet nga Italia shqiptari i rrezikshëm (Detaje)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:31 21-04-2019 Dëbohet nga Italia shqiptari i rrezikshëm (Detaje) Karabinieret italian (foto ilustruese)

Policia italiane bën me dije se një i ri shqiptar 26 vjeçar me inicialet A.R, i konsideruar si një person i rrezikshmërisë së lartë për shkak të veprave penale të kryera në territorin italian, është dëbuar ditën e sotme drejt Shqipërisë.

Një i ri shqiptar 26 vjeçar me inicialet A.R mësohet se është riatdhesuar në Shqipëri  nga Genoa për shkak të parregullsive në letra dhe veprave penale të bëra në territorin italian, transmeton newsbomb.al.

Në vitin 2016 shqiptari me inicialet A.R u arrestua dhe u dënua për shkak të rezistencës ndaj një zyrtari publik, gjithashtu edhe për konfiskimin e mallrave të vjedhura, armëmbajtjes pa leje dhe grabitjeve.

Sipas policisë së Parmës, në fillim shqiptari u  dënua me masën paraprake të arrestit shtëpiak, dhe më pas u dërgua në burgun e Sanremos, ku u monitorua nga policia e zyrës së emigracionit të policisë me qëllim të riatdhesimit të tij të mëvonshëm.

Pas daljes nga burgu ditën e djeshme, shqiptari u shoqërua nga karabinierët deri në aeroportin e Xhenovës dhe u hip në linjën ajrore drejt Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059392213821411
array(1) { ["section"]=> string(55) "debohet-nga-italia-shqiptari-i-rrezikshem-detaje-161331" }