Rreshjet e borës të nisura pak orë më parë kanë sjellë edhe bllokimin e autostradës Tiranë – Durrës.
Situata më problematike është krijuar pranë mbikalimit të Vorës, ku disa automjete janë aksidentuar dhe për rrjedhojë është paralizuar qarkullimi. Newsbomb.al mëson nga vendngjarja se rradha e automjeteve shkon deri në 3 kilometra.
Megjithëse e papritur për këtë aks rrugor tepër të rëndësishëm, por jo për situatën e krijuar së fundmi në vendin tonë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për zhbllokimin e autostradës nga rreshjet e borës apo hedhje të kripës në rrugë.
Ndërsa policia bën me dije se tashmë autostrada Tiranë Durrës është e kalueshme vetëm me zinxhirë. /Newsbomb.al