Dëbora ‘mbërthen’ Gjirokastrën, në të gjitha akset lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:18 11-01-2017 Dëbora ‘mbërthen’ Gjirokastrën, në të gjitha akset lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë

Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës paraqitet kjo situatë :

Në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashëshia e borës varion nga 15-20 cm.

Problematike janë kryesisht "Qafa e Muzinës" dhe "Uji i ftohtë ", ku në të dy vendet janë angazhuar borëpastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore është në gadishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjitha lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Burgu i Durrësit pa ujë, familjarët me bidona në duar: Skan ujë as për të pirë
Sadije Berisha do këto gra që të zgjidhen presidente, publikon listën me emra »
Article Logic
Execution time: 0.012444019317627
array(1) { ["section"]=> string(99) "debora-mberthen-gjirokastren-ne-te-gjitha-akset-levizja-e-automjeteve-behet-vetem-me-zinxhire-65193" }