Dëbora pushton vendin, ja akset rrugore të bllokuara

Publikuar tek: aktualitet, më 08:52 06-01-2017 Dëbora pushton vendin, ja akset rrugore të bllokuara

I ftohti siberian dhe dëbora ka mbërritur deri në Shqipëri të Mesme. Edhe vende si Tirana dhe Durrësi që nuk kishin parë borë prej vitesh janë zbardhur për disa minuta nga bora, ndërsa temperaturat janë nën zero.

Por reshjet e borës kanë krijuar probleme në zonën verilindore të vendit.

Në Dibër raportohet se të gjitha njësitë janë bllokuar. Në aksin Peshkopi-Tiranë, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë, ndërsa temperaturat janë deri në -7 gradë Celsius shkruan BW. Po kështu raportohet se persona të sëmurë nëpër fshatra janë dërguar në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore.

Në rrethin e Pukës të gjitha fshatrat janë të bllokuara. Në aksin Pukë-Fushë Arrëz, qarkullimi i detyrueshëm me zinxhirë. Në Hadroj- Mirditë s’ka mirëmbajtje, qarkullohet me vështirësi.

Në Pukë e Fushë-Arrëz temperaturat kanë arritur  -11°C. Po kështu mësohet se në Fushë Arrëz, veç aksit të Iballës, janë të bllokuara edhe të gjitha akset e tjera.

Në akset Fushë Arrëz- Kukës, Fushë Arrëz- Bajram Curri kalimi me vështirësi. Ndërkaq Qarku i Kukësit është përfshirë nga ngricat dhe akulli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia shpall në kërkim Stresin dhe shokun e tij, filmuan veten duke qëlluar me armë (Video)
Odeta Nishani në një rrëfim të padëgjuar më parë: Zgjedhja ishte një moment i papritur në jetën tonë… »
Article Logic
Execution time: 0.013642072677612
array(1) { ["section"]=> string(57) "debora-pushton-vendin-ja-akset-rrugore-te-bllokuara-64719" }