Dëborë dhe ngrica, biznesmeni i njohur bën gjestin human për njerëzit në nevojë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:22 09-01-2019 Dëborë dhe ngrica, biznesmeni i njohur bën gjestin human për njerëzit në nevojë Foto ilustruese nga Puka

Në këto ditë të ftohta dimri, ku dëbora dhe temperaturat nën zero kanë pushtuar të gjithë vendin, janë qindra familje të cilat jetojnë në kushte jashtëzakonisht të veshtira. 

Ndërkohë në zonat malore situata paraqitet edhe më problematike, duke nxitur qytetarët që ti vijnë në ndihmë njëri tjetrit.

Një rast i tillë vjen nga Puka, ku 'Mjeshtri i Sportit', perfaqesuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe biznesmeni Perparim Laçi prej ditësh, po mbledh ndihma për të ndihmuar këto familje.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Laçi bën thirrje që çdokush është në kushte të vështira që të lajmërojnë sepse siç ka shkruar ai, gjithë donatorët do tju gjenden pranë.

'TE NDERUAR BANORE TE RRETHIT TE PUKES MIQT E MI. SOT RRETHI JONE U MBULUA NGA RRESHJET E DENDURA TE DEBORES DHE DO VAZHDOJ TE BJERE. PER TE GJITH ATA QE JANE TE PAMUNDUR PER TE PERBALLUAR KUSHTET E VESHTIRA TE MOTIT MUND TE NA LAJMERONI QE TE VIJME NE NDIHME.MUND TE TELEFONONI.0682056472.UROJ QE TA KALOJM MIR KETE DIMER', përfundon Përparim Laçi.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mot i keq me reshje shiu e dëbore, ja çfarë pritet të ndodhë nesër
Moti i keq ka pushtuar vendin, mësoni si pritet të jetë sot »
Article Logic
Execution time: 0.012626171112061
array(1) { ["section"]=> string(85) "debore-dhe-ngrica-biznesmeni-i-njohur-ben-gjestin-human-per-njerezit-ne-nevoje-148171" }