Dueli Shqipëri-Serbi duket se do të rikthehet edhe një herë në vëmendjen e tifozëve, pasi një tjetër përballje ballkanike do të zhvillohet, edhe pse në nivele shumë më të ulëta.
Bëhet fjalë për Champions League për ekipet e minifutbollit të kontinentit që do të zhvillohet këtë muaj në Slloveni, e ku për herë të parë do të marr pjesë edhe Shqipëria me skuadrën e Egnatias.
Ditën e sotme është hedhur shorti për ndarjen e grupeve, ku ekipi shqiptar është pozicionuar në grupin F së bashku me DOK nga Serbia, Milki Group Bio Sofia nga Bullgaria dhe Interdnestrcom nga Moldavia.
Ndeshjet do të zhvillohet në datat 6-9 shtator, me fituesin që do të marr një çmim prej 5 mijë euro.