DEDA, shqiptari i VRARË në Spanjë, dalin detaje makabre (Si e torturuan deri në vdekje)

Publikuar tek: bota, më 10:50 29-03-2019 DEDA, shqiptari i VRARË në Spanjë, dalin detaje makabre (Si e torturuan deri në vdekje) Viktima, Deda

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit ditën e djeshme në Spanjë.

Sipas medias spanjolle Murcia Today, shqiptari i cili u gjet i vdekur në Totana në lumin e Guadalentin është një 46-vjeçar që njihet si Deda. Nuk dihet nëse ky është pseuodonimi apo emri i vërtetë i viktimës, raporton newsbomb.al.

Shqiptari punonte si bodyguard në një klub nate dhe jetonte në qytetin Puerto de Mazarron. Sipas autopsisë është e sigurt se shqiptari ishte viktimë e një sulmi për arsye hakmarrjeje. Vrasësit i kishin prerë një gisht nga duart, i kishin dëmtuar veshin e djathë dhe i kishin shkulur të gjitha thonjtë, shenja që tregoinë se shqiptari është torturuar keq. Pas torturave, e ekzekutuan me një plumb në qafë.

Sipas Murcia Today këto tortura janë të njohura nga mafiozet e Costa del Sol, mafia e famshme që merret me trafikim droge dhe armësh. Shqiptari dyshohët se prishi një pazar droge ose kishte konflikte me mafiozët dhe për këtë arsye u vra.

Hetimet mbi vdekjen e shqiptarit vazhdojnë dhe priten informacione të reja, raporton Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010690927505493
array(1) { ["section"]=> string(90) "deda-shqiptari-i-vrare-ne-spanje-dalin-detaje-makabre-si-e-torturuan-deri-ne-vdekje-158360" }