Kryetari i Paartisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar festën e mësuesve nëpërmjet një dedikimi të veçantë edhe për nënën e tij.
Në profilin e tij në Facebook, Basha ka publikuar një foto me nënën e tij, e cila ka qënë gjithashtu mësuese.
Kreu i PD-së, shihet teksa i dhuron lule, dhe krah fotos shkruan urimin për gjithë mësuesit e Shqipërisë.
“Bashkë me nënën time që shërbeu 30 vjet si arsimtare i uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit anekënd Shqipërisë, Gëzuar 7 Marsin!”-shkruan Basha.